Një 49-vjeçar nga Patosi ka rënë në prangat e policisë pasi shiste kanabis në doza në qytetin e tij dhe në atë të Fierit.
49-vjeçari u kap me lëndë narkotike teksa ishte në një lokal.
Kanabisi dhe celulari i të arrestuarit u sekuestruan si provë materiale.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Neë Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.
Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente










