DURRËS- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi tregtonte mallra të sjella kontrabandë në vendin tonë.
Pas arrestimit nga policia janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.
39 vjeçari i arrestuar banues në Durrës, akuzohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento