Shitblerja e banesave për
çdo qytet, ja çmimet e reja

Shitblerja e banesave për<br />çdo qytet, ja çmimet e reja
TIRANE- Këshilli i Ministrave miraton tabelën me çmimet e shitblerjes së shtëpive të banimit në të gjithë vendin. Kostoja më e lartë për të blerë shtëpi është në Tiranë, ku çmimi për metër katror ka arritur në 89 700 lekë.
 
Vlera e tregut të banesave është rritur në Durrës dhe Shkodër, por edhe në thuajse të gjithë qytetet bregdetare. Çmimi për m2 është në minimumin e tij në qytezën e Fushë-rrëzit, ku një m2 shtëpi banimi mund të blihet me vetëm 7 500 lekë.
 
Çmimi i tregut të banesave është miratuar për 12 qarqet, i ndarë edhe në qyteza dhe komunat kryesore. Në tabelën për vitin 2013 bie në sy edhe rritja e çmimit të banesave në komunat përreth kryeqytetit. Kështu në komunën e Kasharit vlera e tregut është 52 500 lekë/m2, në komunën e Farkës 64 500 lekë/m2, në komunën Dajt 53 000 lekë/m2 dhe në komunën Krrabë, çmimi i tregut për vitin 2013 është 28 200 lekë/m2.
 
Kjo hartë çmimesh ka qëllim orientues dhe shërben për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit, personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri duhet të paguajë tatimin mbi fitimin , i cili është në masën 10 përqind.
 
Rivlerësimi i pasurive
 
Tabela që tashmë ka hyrë në fuqi do të shërbejë edhe për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, banesave në këtë rast. Sipas të dhënave, mbi 33 502 individë kanë bërë rivlerësim pasurie. Shuma e pasurisë së rivlerësuar është 158 miliardë lekë, për të cilat individët kanë paguar vetëm 1.5 miliardë lekë, ndërsa 15.2 miliardë lekë u janë falur.
 
Ligji është rikthyer në fuqi dhe do të qëndrojë deri në fund të vitit. Ndërsa deri në 31 dhjetor të vitit të shkuar, janë 24 362 qytetarë që kanë bërë rivlerësim. Me shtyrjen e afatit të aplikimit të ligjit të faljes fiskale në periudhën janar-shkurt 2012 janë 9 140 individë që kanë bërë rivlerësim pasurie.
 
Kostot

Vlera e tregut është përllogaritur nga mesatarja e çmimit në zona të ndryshme të qarkut që i referohet. Ndërkohë pak ditë më parë është miratuar edhe kostoja e ndërtimit për banesat. Kostot e ndërtimit për Tiranën dhe 30 qytetet e tjera janë llogaritur. Kosotja e ndërtimit për m2 është rritur krahasuar me vitin e shkuar.
Sipas tabelës mësohet se kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, për vitin 2013, do të jetë 37 806 lekë/m2 për sipërfaqe shfrytëzimi. Në vitin 2010, i cili është marrë si bazë krahasimi, kjo vlerë ishte 34 668.7 lekë/m2 për sipërfaqe shfrytëzimi.
 
Rritje më e ndjeshme e kostos është vendosur në kryeqytet, ndërkohë që në zona të tjera kjo vlerë është rritur në mënyrë progressive, referuar sipërfaqes së shfrytëzimit. Kostot më të larta të ndërtimit janë përcaktuar në Pukë, Kukës dhe Tropojë ku vlera ka arritur në 39 320 lekë/m2 për sipërfaqe shfqytëzimi.
 
Në Tiranë, kosotoja e ndërtimit është vendosur në vlerën 36 408 lekë/ m2 për sipërfaqe shfrytëzimi nga 34 260 që ishte në vitin 2010.

Marrë nga gazeta "Shekulli"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan