Shitet Dani Alves vjen Isla!?

Shitet Dani Alves vjen Isla!?
Barcelona mund të pësoj ndryshime të mëdha në formacion këtë vit. Ndryshimet mund të fillojnë në repartin e mbrojtjes e që së fundi po flitet për shitjen e brazilianit Dani Alves. Skuadra e PSG-së është shumë serioze për të blerë mbrojtësin brazilian kështu që Barca mund të pranoj një ofertë të majme nga skuadra e sheikëve.
Plani i Barcelonës pas shitjes së Alves, thuhet të jetë blerja e mbrojtësit të Udineses Mauricio Isla. Andoni Zubizarret thuhet se ka filluar kontaktet e para me mbrojtësin kilian, ndërsa në këtë pazar mund të ndikojë edhe Alexis Sanchez, ish bashkëlojtar me Islën te Udinese dhe që të dy lojtar të përfaqësueses kiliane. Për Islën interesim të madh ka shprehur edhe Real Madrid, Juventus e Inter.
(r.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës