Tromba e rrallë e mjeshtrit të muzikës jazz, Miles Davis është shitur në ankand në New York për shifrën e 275 mijë dollarëve.

Ajo është një Martin Committee me numër modeli T3460, e nxjerrë në qarkullim në vitin 1980.

Hëna dhe yjet, pjesë e dizajnit të veglës muzikore janë të krijuara nga vetë Davis.

Ankandi u zhvillua si fizikisht ashtu edhe me oferta nga telefoni.

Davis  ndërroi jetë në viti 1991 dhe konsiderohet si një prej më të mëdhenjve të jazzit.

Albumi i tij i vitit 1959  me titull “ Një lloj hëne” mbetet ende sot albumi më i shitur  jazz në botë.

Pronari i klubit të jazzit në Ann Arbor në Michigan rezultoi në fund fituesi i ankandit të veçantë, për shifrën e 220 mijë dollarëve.

Kësaj shume i duhet shtuar edhe komisioni i shtëpisë së ankandeve, duke bërë që kosto totale për blerësin e ri të jetë 275 mijë dollarë.

Blerësi i ri do ta mbajë të ekspozuar veglën e veçantë muzikore, ndërkohë që shprehet se muzikantët e ndryshëm do të kenë shansin edhe të luajnë disa nota në të, në klubin e tij.

Tromba e Miles Davis