Shitet për 753 mijë euro një ilustrim i
rrallë i personazhit vizatiomor "Tintin"

Shitet për 753 mijë euro një ilustrim i<br />rrallë i personazhit vizatiomor "Tintin"
Një ilustrim i rrallë i personazhit për fëmijë "Tintin" që ka qënë pjesë e albumit " Tintin en Amérique", "Tintini në Amerikë" është shitur gjatë një ankandi në Paris për plot 753 mijë euro.
 
“Ne kemi arritur një vlerë afër rekordit të arritur në vitin 2015 nga një tjetër ilustrim jashtë serie që arriti vlerën 770 600 euro”, njoftoi Eric Leroy, ekspert i revistave me kartona për “Artcurial”.
 
Ky vizatim origjinal (21-15 cm) i realizuar me bojë kineze nga Herge, shoqëruar nga një version me ngjyra, një nga katër edicionet jashtë serie me ngjyra të kësaj reviste me kartona bardhë e zi të vitit 1937, vlerësohen mes 600 000 dhe 700 000 euro.
 
“Kjo provon stabilitetin e tregut për Hergé, koleksionistët janë gjithnjë të interesuar nga pjesët e bukura, sikurse është ky rast. Ky version jashtë serie me ngjyra ka vërtetë vlerën e një elementi për muze”, është shprehur Leroy

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)