Shitet telefoni i kuq i Adolf Hitler. 

Rreth 243 mijë dollarë ka kushtuar telefoni  i shitur në SHBA.

Aparati u gjet nga rusët në bunkerët e Berlinit pak kohë pas rrëzimit të regjimit nazist në vitin 1945. Telefoni u gjet në dhomën e Eva Braun e dashura e Hitler.

Në origjinal telefoni ka ngjyrë të zezë por është lyer me të kuqe dhe i është stampuar emri i diktatorit si dhe shenja emblem e Republikës së tretë.
 
Brigada e kuqe ruse në atë kohë ia ofroi telefonin brigadierit britanik Sir Ralph Rayner, i cili kishte për detyrë të stabilizonte raportet mes Rusisë dhe Berlinit.

Aparati u trashëgua më pas nga djali i tij Ranulf Rayner.
 
Ky telefon është përdorë më auromjetet dhe trena duke u përshkruar se arma më shkatërruese e të gjitha kohërave pasi pëmes tij u urdhëruan vdekjet e miliona personave.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com