Një ushtarak me gradën “Tetar” është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e katër muaj burg pasi dyshohet se ka shitur nga depot ushtarake të Qafë-Mollës, plot 968 copë kallëpe tritoli 400 gramësh.
Mungesa e kësaj sasie tritoli është bërë shkak edhe për kryerjen e një inventarizimi nga Drejtoria e Armatimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, inventar që më pas konstatoi se në depon ushtarake mungonin dhe 9449 kapsolla detonatore.
Të gjitha këto dyshohet se janë shitur nga “Tetari” Azem Dedej tek persona kontingjentë kriminale dhe të biznesmenët që zotërojnë gurore. Ndërkohë që dëmi financiar që është krijuar kap shifrën prej 80 milionë lekë të vjetra.
Nisur nga kjo situatë, prokuroria ushtarake ka akuzuar tetarin Azem Dedej për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, i cili më pas është çuar si i pandehur në gjykatë, ku pak ditë më parë ka marrë dënimin me 1 vit e katër muaj burg.
Redaksia online
(s,m./shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com