Shitja e energjisë, HEC-et e vogla i
kërkojnë qeverisë t'i shlyejë borxhet

Shitja e energjisë, HEC-et e vogla i<br />kërkojnë qeverisë t'i shlyejë borxhet
TIRANE- Investitorët e hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, të cilët janë bërë pjesë e sistemit të prodhimit të energjisë prej disa vitesh, janë një tjetër grup të cilëve shteti u ka borxhe.
 
Përfaqësues të disa prej HEC-ve private më kryesore të vendit, kanë kërkuar shlyerjen e detyrimeve për energjinë e shitur në rrjetin e brendshëm, para të cilat duhet t'ua paguaj KESH-i.

Situata e rëndë financiare ku këto kompani gjenden, disa prej të cilave investime të huaja, i ka detyruar sipërmarrësit e tyre që t'i drejtohen për zgjidhje Entit Rregullator të Energjisë.

Burime nga ky i fundit thanë për "A1 Report", se kërkesa nga investitorët e këtyre HEC-eve, është për rishikim të çmimeve të tarifave të blerjes së energjisë nga KESH-i, por dhe për përcaktimin e metodologjisë së shlyerjes së pagesave.

HEC-et e vogla dhe të mesme që prej pak vitesh kanë nisur prodhimin, janë ende në fazën e parë të investimit të tyre dhe ccdo e ardhur e siguruar nga shitja e energjisë përkthehet në shtim investimesh dhe vendesh pune.
 
Nga hidrocentralet e vogla private, aktualisht sistemi energjetik shqiptar siguron 7% të energjisë që konsumon vendi.
 
Sipas të dhënave nga Ministria e Energjisë, vlera e investimeve për ndërtimin e këtyre veprave i kalon të 200 milionë eurot, ndërkohë që pritet që të tjera vepra të këtij niveli të futen shumë shpejt në sistem.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh