Shitja e HECI-it Lanabregas,debate
në Kom. e Veprimtarive Prodhuese

Shitja e HECI-it Lanabregas,debate <br />në Kom. e Veprimtarive Prodhuese
TIRANE - HEC-i i Lanabregasit, që u shit për 15 milion Euro nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës te ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka qenë temë e diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Deputeti socialist Eduard Shalsi tha se kjo kosto do të paguhet nga qytetarët e kryeqytetit, gjë që u hodh poshtë nga kolegët e tij të mazhorancës, sipas të cilëve nuk do të ketë asnjë rritje tarifash. Por Shalsi këmbënguli se Qeveria po bën marifete për të mbushur arkën e zbrazur të Shtetit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti i PS, Artan Gaçi, sipas të cilit Qeveria gjen të tilla marifete pasi nuk rrit dot më borxhin që ka kapur kufirit e 60%-shit. Gaçi tha se e njëjta skemë ishte ndjekur edhe me Hotel Dajtin që u ble nga Banka e Shqipërisë ndonëse nuk i nevojitej.

Gaçit iu përgjigj demokrati Xhepa që nënvizoi se Banka e Shqipërisë gjithsesi fitimet i dorëzon në buxhet, kështu që shuma prej 30 milion me të cilat u ble Hotel Dajti përsëri do t’i shkonte shtetit.

Por socialisti Gaçi vazhdoi ta quante shitjen e HEC-it të Lanabregasit si të jashtëligjshme pasi nuk është bërë përmes një tenderi që do të garantonte për vlerën e tij reale.

Në përfundim, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese e Tregtisë miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për ratifikimin e kontratës së shitjes së HEC-it të Lanabregasit.

(im/Shiqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?