Shitja e pronave, reagon Ministria
e Mbrojtjes, por harron bregdetin

Shitja e pronave, reagon Ministria <br />e Mbrojtjes, por harron bregdetin
TIRANE - Pas akuzës së deputetit socialist Erion Braçe, për shitje të pronave të Ushtrisë në duart e klientëve të Kryeministrit Berisha, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes. Përmes një deklarate të lexuar përpara kamerave nga zëdhënësi i saj, dikasteri i drejtuar nga Arben Imami sqaroi se Spitali Ushtarak, ish-Shkolla e Bashkuar dhe Bisht Palla janë dhe do të mbeten në Planin e Përhapjes, ku listohen të gjitha asetet e Ushtrisë shqiptare dhe shtrirja e saj territoriale.

Deputeti i PS Braçe sot deklaroi nga faqja e tij në Facebook se këto objekte janë hequr nga Plan, gjë që sipas tij do të thotë se do t’i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë për privatizim.

Zëdhënësi Edvin Kulluri theksoi në deklaratën e tij se “me mbarimin e Luftës së Ftohtë Plani i Përhapjes është rishikuar periodikisht”. “Ministria e Mbrojtjes nuk bën privatizime por çon te Ministria e Ekonomisë pronat e tepërta”, shpjegoi zëdhënësi, ndërsa shtoi se është normale që pronat që nuk përdoren më nga Forcat e Armatosura të vendosen në dispozicion të Shtetit për t’u privatizuar. Ai ftoi gjithashtu deputetët e opozitës që të verifikojnë edhe në Ministritë e Mbrojtjes së vendeve të tjera ku ndiqet e njëjta praktikë.

Kulluri theksoi gjithashtu se në lidhje me bazën e Porto Palermos ka një kërkesë për ta kthyer atë në muze të Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi nuk komentoi listën e gjatë të lokaliteteve bregdetare të përmendura nga deputeti Braçe në akuzën e tij, ndër të cilat figurojnë Durrësi, Kavaja, Fieri, Vlora (nga Pish Poro, Novoselë, Nartë, Zvërnec, Pusi i Mëzinit, Kaninë, Uji i Ftohtë, Rradhimë, Orikum, Karaburun e deri në Bregun e Diellit, Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lekursi, Ksamili).

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave

Euro 2024/ Armand Duka: Duhet të jemi krenarë për Kombëtaren, u dhamë bukuri tribunave