Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës duke shkaktuar disa probleme. Një pemë është rrëzuar mbi një trotuar në qytetin e Korçës, pwr fat tw mirw pa shkaktuar probleme pwr këmbësorët.
Gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun e Korçës. Për disa minuta është regjistruar edhe breshër, ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut. Deri tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
Komento
Komente










