Sipas 'Business Insider', 2800 diga do të ndërtohen në më pak se njëzet vjet në një rajon pak më të madh se Italia.
Ky është projekti, ose më saktë projektet kundër të cilëve janë ngritur ambientalistët nga e gjithë Evropa Lindore, duke synuar të ndalojnë "shiun e dikave" që së shpejti mund të bien në Ballkan.
Aktualisht, në rajon, rreth 2.800 hidrocentrale janë planifikuar të ndërtohen nga Sllovenia në Greqi, 187 janë tashmë në ndërtim e sipër dhe mbi 1.000 (ose 37%) janë vendosur të ndërtohen brenda zonave të mbrojtura (118 prej të cilave në parqet kombëtare).
Ambjentalistët besojnë se efekti në mjedis i digave, i lehtë për tu hamendësuar, do të ishte shkatërrues.
Në veçanti ata kanë frikë se digat të reja mund të ndryshojë peizazhin dhe habitatin e dhjetëra llojeve të kafshëve.
Prej muajsh protestat po shumohen në të gjitha vendet e zones ku do të ngrihen digat, nga Sllovenia në Greqi, duke kaluar nëpër Bosnje, Serbi dhe Shqipëri, por, siç duket, pa rezultat.