TIRANE- Edhe nxënësit e shkollave ishin angazhuar për të pritur sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton, por reshjet e shiut të cilat nuk pushuan për asnjë minutë bënë që pritja të mos organizohet.
Në faqen e tyre në “Facebook” të rinjtë shkruanin dje se gjatë ditës së sotme do të lënë orët e mësimit, ndërsa një pjesë tjetër do t’i bëjnë orët e shkurtuara, pasi në orën 10:00 do të dalin në shesh për të përshëndetur kryediplomaten amerikane.
“Nxënës nga shkollat e Tiranës, do të dalin për të përshëndetur sekretaren amerikane të shtetit. Mbërritja e sekretares së shtetit, Klinton, do të bëhet në orën 10:00 në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” do të kalojë eskorta e Sekretares Klinton”, shkruanin të rinjtë në statusin e tyre në “Facebook”.
Më poshtë ata shpjegonin se ishin njoftuar nga mësuesit e tyre për këtë gjë dhe një pjesë e klasave që bënin mësim paradite, kryesisht vitet e fundit të gjimnazit, pas kësaj do të ishin të lirë të shkonin në shtëpi.
Ndërkohë që për ata të viteve të para, orët do të ishin të shkurtuara. Sipas tyre, nga ky favorizim, nuk do të përfitonin klasat që bënin mësim pasdite, për të cilët do të respektohej orari i rregullt mësimor.
Së bashku me nxënësit, për të përshëndetur kryediplomaten amerikane, ishin planifikuar të ishin edhe mësuesit dhe drejtuesit e shkollave.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com