Shkëlqimi dhe rënia e Kafes
së Madhe në Shkodë

Shkëlqimi dhe rënia e Kafes<br />së Madhe në Shkodë
SHKODER - Aty mblidheshin personazhet e njohur artit, të letërsisë dhe historisë së Shkodrës në fillimet e shekullit 20. Vinin jo vetëm shkodranët, por edhe nga rrethet e rrethinat të etur për atë qytetërim që gëlonte pikërisht në ambientet e Kafes së Madhe. Për ata që donin të preknin Shkodrën ishte një vend luksi, ku përfshihej argëtimi, teatri, muzika dhe ballot elegante të kohës. Vinin të huajt, diplomatë, intelektualë, gra të veshura bukur, e me shije të hollë perëndimore. Vinin edhe të rinj që celebronin fejesën dhe për shumicën e tyre Kafja e Madhe ka mbetur vend kujtimesh të çmuara. Por Kafja e Madhe ishte edhe vend lajmesh, lidhjesh me botën, vend bisedash e argëtimesh. Pa Kafen e Madhe Shkodra në fillim të shekullit ndoshta nuk do të mbetej aq gjatë në kujtesën e të huajve dhe nuk do të konsiderohej si qyteti më grishës i Ballkanit. Kujtimin e saj e kanë marrë me vete vizitorë të huaj pas udhëtimeve të bëra në Shqipëri. Madje dihet se austriakët pasi u larguan në 1914-n, foton me Kafen e Madhe e shtypën në kartolina, imazhet e së cilës ua dërgonin miqve si kujtim nga Shqipëria

Por ....!

Pasi ka shkrepur këtë foto, Rozafa Shpuza sqaron miqtë e saj në Facebook se “rruga asht rikonstruktu deri te bunkeri te posta...kurse Kafja e Madhe asht në këtë gjendje... Shkrepja asht ba në gusht...” Kaq është dashur të tregojë dhe dhjetëra qytetarë kanë reaguar me keqardhje për dëmin që i është bërë njërës nga prej ndërtesave më të njohura historike në Shkodër. Fotografja e njeh mirë historinë e kësaj ndërtese që pret të shpallet muze, ndërsa është duke dhënë shpirt. Ajo e di se “Kafja e Madhe në Shkodër është ideuar nga mjeshtri i madh Idromeno, dhe ka qenë gjithmonë pikë takimi për qytetarët shkodranë, por dhe për të huajt që kanë ardhur këtu. Si vendi më i preferuar pasi ndodhej në qendër të qytetit ka qenë pjesë dhe e historisë” “Mirë do ishte me rikonstruktu edhe dyqanin e Marubit, por ajo pjesë asht gërmallë” shkruan autorja e fotos. Zonja N. Mano duke parw foton kujton me keqardhje kohën kur e frekuentonte Kafen e Madhe. “E kam shijuar ne vitet ‘70 kur mbrëmjeve zonjat shkodrane, kishte syresh edhe me fustane të gjata e bizhu qafës që vallëzonin nën tingujt e tangos.....Si mundet pronarët e kane lënë kështu, kaq të mjerë???”. A. Pipa thotë: Qytetet janë si njerëzit. Po u hoqe tiparet dalluese dhe identitetin, i ke verbuar...”. Një zë tjetër komenton se “atë e kane ble ata të Grand Hotel Europës dhe Kafja e Madhe asht e destinume me u prishë, se aty janë ba planet për një pallat. Vetë Kfaja e Madhe e katandisur në këtë gjendje nuk ka gojë të flasë. “Kam pas ndie qe Kafen e Madhe e kishte ble kompania që ka Hotel Europën, por ndoshta e di gabim. A po bahet ajo rrugë pedonale? Pyet në vend të saj një qytetar. (ne foto majtas kafja e Madhe ne vitet 30 dhe djathtas, fotoja e bere dje nga Rozafa Shpuza)

(Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga