Shkëlqimi i perlave nga 
lashtësia në kohët moderne

Shkëlqimi i perlave nga <br />lashtësia në kohët moderne
TIRANE - Duke qënë një nga gurët e çmuar më të dëshiruar e më të rafinuarit, është gjithnjë e më e vështirë të blesh një perlë origjinale. Shumica e perlave që tregtohen sot edhe pse me çmime stratosferike, nuk janë gjithnjë 100% natyrale. Ndërkohë, që hilen e vërtetë e dinë vetëm ata që e bëjnë dhe i njohin mirë perlat.

Edhe pse, pak nga pak tregtarët e perlave janë duke u shndërruar në shkencëtarë të vërtetë. Gjatë proçesit të modelimit të perlave, ata kanë arritur të dallojnë qartë llojet e tyre e mbi të gjitha të kuptojnë ndryshimin mes një perle të kultivuar vetë dhe një perle natyrale. Ndërsa çmimet e perlave sa vijnë e rriten, tregtarët kanë fituar aftësinë të kultivojnë në mënyrë perfekte një perlë duke e bërë thuajse të pamundur ndryshimin mes saj dhe natyrales.

Specialistët deklarojnë se nëse në të shkuarën mund të dalloje origjinalitetin e një perle vetëm duke e parë me sy të lirë, sot tregu i bizhuterive dhe sendeve me vlerë e ka ndërlikuar shumë tregtimin e tyre.

Gurët e pushtetit
Edhe pse me kalimin e viteve, interpretimet e astrologëve shumëfishohen, thelbi nuk ndryshon. Gurët më të rëndësishëm që këshillohen si talisman për shenjat e zodiakut janë: diamanti, rubini, ametisti, perla, kuarci, agata, topazi, akuamarini, lapislazuli, xhada, smeraldi, zafiri, ambra etj.Legjenda, filma hollivudianë, poema epike u kushtohen gurëve të çmuar të cilët dallohen nga gurët e tjerë për shkak të shkëlqimit, madhësisë, formës, prerjes, sipërfaqes, tejdukshmërisë, fortësisë etj.Paragjykimet ndaj perlave, në ditët e sotme janë zhdukur pothuajse krejtësisht. Ato formohen në moluskë me diametër 8 cm dhe gjenden në 15 m thellësi kryesisht pranë Gjirit Persik, Gjirit të Manaarit (midis Indisë dhe Sri Lankës) dhe kultivohen në Japoni, Australi e në Azinë Juglindore.

Epiteti i klasit në modën e femrave
Perlat janë gurët më romantikë, ndoshta për shkak të legjendës së lashtë të paraqitjes së tyre të parë. Legjenda thotë që perlat e para u krijuan kur Venusi, perëndesha e dashurisë doli nga deti duke shkundur veten që të thahej.

Pikat e ujit që ranë nga trupi i saj supozohet që u ngurtësuan në perla dhe ranë përsëri në det. Gjatë gjithë historisë, perlat janë çmuar si simbole të luksit, pushtetit dhe elegancës. Mbretëresha Elizabeth I ishte e dashuruar mbas perlave, me kurorën e saj, paruke, dhe më shumë se 300 fustane të ngarkuar me perla. Coco Chanel është një person tjetër që rriti rëndësinë dhe vlerën e perlave duke i përdorur ato pothuajse gjithmonë.

Fal, Chanel perlat u bënë epiteti i klasit në modën e femrave. Favori i perlave në fashion është për faktin që ato vijnë me shumë variacione. Ngjyra e perlave variojnë nga e bardhë në argjend, ndërsa forma e tyre është zakonisht e rrumbullakët. Si artikuj stoli, perlat janë delikate dhe kërkojnë një kujdes të vecantë. Ata duhet të ruhen ndaras nga stoli të tjera dhe të pastrohen rregullisht për të hequr acidin e lëkurës gjithashtu nuk duhet te kenë kontakt me parfumet dhe nuk duhet të lagen me ujë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre

Dumani tek 'Ligjet': Krimi i Organizuar ka kërcënuar prokurorët e SPAK! Problem mbetet mbrojtja e familjarëve të tyre