Shkëlzen Berisha pushime
familjare në Verona të Italisë

Shkëlzen Berisha pushime<br />familjare në Verona të Italisë
TIRANE- Kjo foto është marrë nga profili i mbesës së ish-kryeministrit Berisha, Dasara Malltezi, e cila ka lajmëruar se do të ikin në një udhëtim sekret për pushime.

Edhe pse më vonë vendi ku kanë pushuar nuk ka mbetur edhe aq sekret, pasi  Dasara ka postuar një foto nga qyteti i Veronës në Itali.

Ndërkohë në foto shihen Shkëlzeni dhe dy fëmijët e tij. Siç duket vetëm tani ata e kanë gjetur kohën për të bërë disa ditë pushimi çlodhëse larg Shqipërisë. Ndërkohë Shkëlzeni tanimë është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij Sadije Berisha, e cila e ka pranuar ndarjen. 

Vetë Shkëlzeni nuk është prononcuar kurrë për këtë fakt, edhe pas thashethemeve të shumta se ai është në një lidhje me Armina Mevlanin, e cila tashmë do të jetë një nga prezantueset e “Dancing with the stars”

Shkrimi u publikua ne suplementin THash&Them, te gazetes Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor

Qeveri teknike? Braçe i prerë me opozitën: Koha kur pushtetet vendoseshin në tavolinë ka marrë fund! Te ‘Dezinformimi’ nuk i marr me zor