Shkëlzen Berisha e E.Bushati 
 i dalin në mbrojtje Becchettit

Shkëlzen Berisha e E.Bushati <br /> i dalin në mbrojtje Becchettit
TIRANË - Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e Agon Chanel dhe urdhërin e arrestit për pronarin italian Francesco Becchetti. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se pas kësaj historie fshihen aleatët në qeverisje Rama-Meta duke e argumentuar këtë me faktin që sipas tij, Agon Channel është një televizion që ka kritikuar vazhdimisht punën e qeverisë. Nuk dihen se cilat janë arsyet që Shkëlzën Berisha i ka dalë në mbrojtje pronarit të Agon Channel të vënë nën akuzë për pastrim parash.
 
Bushati thotë se Becchetti ka 10 vite që pastron paratë

Edhe ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati i ka dalë në mbrojtje Becchetti, ku gjithashtu përmes një statusi në Facebook shkruan:

Statusi i Endira Bushatit
Pikërisht atëherë kur Emisioni "Ça thu?" i Agon Channel po hidhte dritë mbi skandalin e prodhimit të kartave të identitetit dhe blerjen e votës,
Pas një beteje 2 vjeçare me Digitalbin për zbatimin e ligjit të medias.....,
Pas kërkesës për të marrë pjesë në garën e frekuencave për rrjetet digjitale........
Shteti "kujtohet" që ka nja 10 vjet që pronari pastron para....


Statusi i Shkëlzën Berishës
“Sekuestrohet Agon Channel televizioni me kritik ndaj qeverise.

Masat ekstreme per sekuestrimin e Agon Channel dhe arrestimin e pronarit te saj ne mes te fushates elektorale, te kerkuara nga policia e Rames dhe miratuar nga prokuroria, mbeshteten sipas tyre tek akuza per pastrim parash dhe mospagim taksash.

Akuza e pastrimit te parave eshte nje akuze e rende por njoftimet e deritanishme nuk shoqerohen me asnje prove konkrete qe t'i beje ato te besueshme. Akoma me dyshime ngre dhe fakti qe keto prova jane mbledhur ekskluzivisht nga policia politike e Edi Rames, qeveria e te cilit ka qene nen kritikat e vazhdueshme te Agon Channel.
Ne kontrast me zellin e tepruar per masa ekstreme ndaj pronarit dhe TV te tij kritik me qeverine, per rastin Dzanashvili nuk ka pasur as arrestime e madje as marrje ne pyetje, pasi emrat e perziere ne ate afere perfundojne ne dyert e Ajola Xoxes dhe Erion Velise.

Historia behet dhe me absurde, kur ne mes te fushates elektorale sekuestrohet nje media e pavarur e qe ka paguar cdo takse, sepse nje kompani krejt tjeter e te njejtit pronar sipas tatimeve nuk ka paguar taksat. Kurre ndonjehere ne Shqiperi nuk eshte mbyllur ndonje media per mospagim taksash. Sot po behemi deshmitare te instalimit te nje regjimi i cili mbyll mediat sepse kompani te palidhura me to nuk kane paguar taksat.

Rama-Metes nuk i mjafton perdhunimi i 90% te mediave te shkruara e atyre audio vizive. Ata nuk durojne dot as edhe nje ze kritik, sepse vetem keshtu mund te vjedhin e plackisin me qetesi dhe dashuri
”.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë