Prej kohësh flitej për një lidhje mes tyre, megjithatë djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe bukuroshja Armina Mevlani vetëm tani kanë vendosur të mos fshehin më lidhjen e tyre.

Çifti është fotografuar duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit si dy të dashuruar.

Historia e tyre përflitet që prej verës së viti të kaluar dhe Armina është ngacmuar mjaft në media për këtë çështje, ku është përgjigjur gjithnjë se është e dashuruar me “princin e saj”, pa përmendur indetitetin e tij.

Fotot janë publikuar nga revista “Who”, e cila ka zgjedhur të çelë numrin e parë me historinë e dashurisë së Shkëlzenit dhe Arminës. 

shkelzen berisha

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)