Java e 20-të e Superligës nuk ka dhuruar shumë emocione dhe rezultate të pritshme, pasi tabela e renditjes nuk ka ndryshuar shumë duke mbetur në të njëjtat ujëra. Kështu dy ndeshjet kryesore kanë përfunduar në barazim.
Skënderbeu ka barazuar 0-0 me ekipin e Teutës në një ndeshje shumë të vakët nga të dy ekipet që nuk lënë shumë shije te publiku në shkallë e stadiumit. Në fushë u duk një skënderbe pa shumë dëshirë për të fituar, ndërsa Teuta në pjesën e parë ishte më e motivuar, por fati nuk deshi për asnjërin nga dy ekipet që topi të përfundonte në rrjetë, pavarësisht dy tranversave. Flamurtari nuk ka përfituar nga barazimi, pasi po ashtu ka ndarë një pikë me ekipin e Besës së Kavajës në Vlorë.
Të besuarit e Gjokës luajën një ndeshje mesatare, por larg asaj fitoreje me Tiranën para dy javësh. Duket se ndalesa e kampionatit i ka prishur punë. Luftëtari ka barazuar me Bylisin 1-1, ky rezultat favorizon ballshiotët. Golat u shënuan nga Foneska dhe Gërxho. Barazim është sigluar edhe në Fier, mes Apolonisë dhe Laçit. Golat janë shënuar nga Buljan fillimisht më pas ka barazuar Ribaj.
Të vetmen fitore e ka arritur Kukësi përballë Shkumbinit me shifrat 5-1. Për kukësianët shënuan Popovic tripletë, më pas Manuka dhe Malindi, ndërsa për Shkumbinin Gjata. Pas kësaj jave Skënderbeu udhëheq me 49 pikë, i ndjekur nga Teuta me 38 dhe vendi i tretë dhe i katërt ndahet me Flamurtarit dhe Kukësit me nga 36 pikë. Ndërsa fundi pothuajse është përcaktuar se kush do të bjerë. Sot luhen ndeshjet Vllaznia-Tomori dhe Kastrioti-Tirana në orën 17:00.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com