Sulmi në zemër zakonisht ndodh kur një rrjedhë e gjakut e mbushur me oksigjen drejt një seksioni të muskulit të zemrës papritmas bllokohet dhe zemra nuk mund të furnizohet me oksigjen. Nëse ky qarkullim i gjakut drejt muskujve të zemrës nuk rikthehet menjëherë, ai fillon të vdesë.
Sulmet e zemrës më së shpeshti ndodhin si rezultat i sëmundjeve koronare të zemrës. Kjo sëmundje është kur substanca të ndryshme fillojnë të krijohen brenda artereve koronare të cilat e furnizojnë zemrën me gjak
Mos prisni – Kërkoni ndihmë menjëherë
Reagimi i menjëhershëm pas vërejtjes së simptomave të sulmit të zemrës mund t’jua shpëtojë jetën dhe ta kufizojë dëmin që mund t’i shkaktohet zemrës. Shumë njerëz nuk janë të sigurt se çfarë po ndodhë dhe nuk i dinë saktësisht simptomat e zemrës. Këto janë disa nga simptomat më të zakonshme të sulmit të zemrës:
– Dhimbje në gjoks. Shumica e sulmeve të zemrës përfshijnë dhimbje në qendër ose në anën e majtë të gjoksit. Përveç dhembjes, ju mund të ndjeni edhe parehati, e cila vjen e rikthehet.
– Parehati në pjesën e epërme të trupit. Mund të vëreni dhimbje apo parehati në njërën apo dy duart, në shpinë, kraharor, qafë, mjekër apo në pjesën e epërme të stomakut (menjëherë përmbi kërthizë).
– Probleme me frymëmarrje. Kjo mund të jetë edhe e vetmja simptomë, ose mund të shfaqet para ose bashkë me dhimbjen në gjoks.
Simptomat tjera të sulmit të zemrës përfshijnë:
- Djersitje e ftohtë
- Lodhje e pashpjegueshme
- Marramendje, etj.
Shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës
Ndër shkaktarët kryesorë të sulmeve të zemrës, përfshihen:
- Kequshqyerja për vite të tëra
- Përdorimi i drogave të caktuara, si kokaina
- Stresi emocional apo dhimbja
- Ekspozimi ndaj të ftohtit ekstrem
- Pirja e duhanit.