Mutizmi selektiv tek fëmijët, logopedi Spiro Saqellari: Ja gjithçka që duhet të dini në lidhje me këtë çrregullim

Mutizmi selektiv, është një formë e çrregullimit të fëmijërisë e lidhur me ankthin në të cilën individi që vuan nga ajo nuk është në gjendje të flasë në kontekste të caktuara. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, logopedi Spiro Saqellari shpjegoi ndryshimet midis mutizmit selektiv dhe të përgjithshëm.

Është një problematikë shumë e gjerë, mutizmi është një mungesë e gjuhës pa asnjë shkak organik, domethënë truri nuk ka asnjë problematikë nuk ka vonesë të gjuhës por fëmija fillon dhe nuk flet me asnjë njeri dhe  është selektiv kur fëmija zgjedh atë rrethin që komunikon. Mutizmi mund të haset edhe tek një fëmijë që nuk e ka zhvilluar kurrë gjuhën dhe këtu lidhet me disa problematika të rënda të gjuhës.

Ai shpjegoi shkaqet dhe arsyet të cilat shpeshherë cojnë fëmijët në moshë të hershme në këtë çrregullim, I cili I ndikn jetën në shumë mënyra.

Për shkak të ndonjë trauma të familjes, vdekje, ndarje, skene dhune, fëmija fillon dhe hesht ose përzgjedh njerëzit që do të flas.

Sipas logopedit Spiro Saqellari, mutizmi është një çrregullim I cili mund të kurohet përmes trajtimeve të ndryshme.

Mutizmi trajtohet nga psikoanalistët nga pedopsikiatrit, psikologët dhe trajtimi I tij është shumë I vecantë nga ato të problematikave të gjuhës. Trajtimi i tij ka të bëjë me psikodramat.

Shpeshherë prindërit nuk arrijnë të dallojnë nëse fëmija është i ndrojtur apo vuan nga çrregullimi i mutizimit Por ka disa mënyra se si ta dallojmë këtë.

Ka disa fëmijë që janë të turpshëm me zor futen në kontekst për të luajtur me të tjerët por kjo kalon menjëherë dhe ndryshon shumë nga mutizmi. Sepse kur këta fëmijë janë të turpshëm fillojën dhe bëhen bilbila kur të njohin mirë. Zakonisht kur një fëmijë ka mend, ka edhe ndrojtje. Fëmijët inteligjent janë më të turpshëm, më i ndrojtur dhe po ta vësh re me kujdes sa  të njeh ambientohet.

Ndërsa u shpreh që për ta kaluar më lehtë, nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje duke i bërë pyetje për të cilat nuk kanë dëshirë që të përgjigjen.

Nuk duhet t’u kushtojmë shumë vëmendje që fol kështu por duhet të ulemi dhe të bëjmë një lojë me ta, për të kapur një lodër për ta eksploruar atë. Pra t’i lëmë të qetë dhe jo t’i themi hajde lozim apo pyetjet ‘kush je ti’ ‘sa vjeç je ti’ etj.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë