Shkalla më e ulët historike e papunësisë/ Rama: Shifër tejet inkurajuese

Shkalla më e ulët historike e papunësisë/ Rama: Shifër tejet inkurajuese

Papunësia në tremujorin e dytë të këtij viti ka zbritur në nivelin e 11,5 %. Krahasuar me një vit më parë niveli i papunësisë ka rënë me 0,9% dhe ka zbritur me 0,6% në raport me tremujorin e parë të këtij viti.

Në lidhje me këtë shifër pozitive për vendin tonë ka reaguar edhe Kryeministri Rama duke thënë se kjo është një diçka tepër inkurajuese. Sipas Ramës niveli i papunësisë që ka zbritur ndjeshëm është konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtar.

"MIRËMËNGJES  dhe me shifrën pozitive e tejet inkurajuese, të nxjerrë nga raporti i djeshëm i Institutit të Statistikave, konfirmuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë, ju uroj një ditë të mbarë" shkruan Rama.

Për periudhën prill-qershor numri i të punësuarve është rritur me 3.4%. Sipas raportit të INSTAT, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 69,8 %, duke shënuar përsëri një rritje krahasuar me një vit më parë. Pjesëmarrja në punë është nga meshkujt, me 77,8% dhe gratë kanë një pjesëmarrje prej 61,9 %.

Në lidhje me këto të dhëna ka reaguar edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke thënë se rritja e punësimit është një lajm i mirë për ekonominë dhe konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin.

"Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin." shkruan Denaj.

Ndërkohë për sa i përket pagave INSTAT njofton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2019, është 52.645 lekë, duke u rritur me 4,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klevi: 12/09/2019 09:19

    ketij i duket shqiperia zvicer ose suedi se ska mundesi. akoma se kupton se KA NJE ARSYE QE TE RINJTE EMIGROJNE.ca thua ulje e papunesise dhe 52.645 lekë page bruto i duket mire ketij qe mer biljonat e ka vjedh tere popullin? me ate page qe i bie afersisht 40000lek te reja ne muaj sdel per buk e djath jo me te blesh shpi me 800 euro metri apo te mbash familjen e gjera tjera. se pa llogarit qe sdel as sikur nje pa pushime ne vit se jan cmimet e biletave skandaloze. 350euro tirane beograd -_- ky seshte ne terezi se ska arsye tjeter, beje pagen mesatare 1000 euro ti e shife do te ike kush? vendos sindikatat e punes qe tjetri po te mori ne pune mos te heqi nga puna si top ping-pongu po ja se shqiperia per nja 10 vite e ke max 1 mil banore se te tere kan per te ikur

    Përgjigju
  • Ggg: 12/09/2019 08:37

    Shkalla me e ulet e papunesise.... pa dyshim sepse pjesa me e madhe kane ikur jashte vendit prandaj....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën