Rritet punësimi, INSTAT publikon shifrat, Denaj: Politikat nxitëse dhanë efekt
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj
INSTAT ka publikuar të dhënat për tremujorin e dytë të këtij viti për sa i përket punësimit në vend. Sipas INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 61,4 % përgjatë tre mujorit të dytë të 2019.
Në krahasim me vitin 2018, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 3,4 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, ky tregues u rrit me 2,1 %.
Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2018 në tremujorin e dytë të vitit 2019, është 3,4 %. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është 4,4 % në sektorin e industrisë, 5,7 % në sektorin e shërbimeve dhe 0,3 % në sektorin e bujqësisë.
Papunësia në tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,5 %. Në terma vjetorë, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje.
Në lidhje me këto të dhëna ka reaguar edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke thënë se rritja e punësimit është një lajm i mirë për ekonominë dhe konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin.
"Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin." shkruan Denaj.
Ndërkohë për sa i përket pagave INSTAT njofton se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2019, është 52.645 lekë, duke u rritur me 4,5 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.


/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
Seanca e fundit para 11 majit/ Kuvendi boshatiset nga deputetët e opozitës, Kukësi ‘përplas’ PD-PS! Miratohet ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit
17 Mars, 07:05
-
Kuvendi/ Të hënën seancë maratonë me 25 pika, do zgjidhen anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH! Diskutohet dhe Banka e Zhvillimit (RENDI+EMRAT)
15 Mars, 15:33
-
Trajnim e praktika në shtet, 50 milionë lekë për rininë! PD kundër projektligjit
12 Mars, 15:47
-
Papunësia ulet në nivel historik...Por 19% e grupmoshës 15-29 vjeç janë "përtacë"!
12 Mars, 15:09
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, raporti: Shqiptarët, më 'dembelët' në rajon
11 Mars, 08:13
-
Inflacioni në shkurt 1.9%, vijon shtrenjtimi i ushqimeve! Tkurret numri i bagëtive, shtrenjtohet mishi dhe bulmeti
10 Mars, 14:58
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët
9 Mars, 19:17
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Jorida Tabaku: Shqipëria me pagat më të ulëta në rajon, vetëm 2,47 euro për orë! Ja zgjidhja urgjente që propozon PD-ja (VIDEO)
6 Mars, 15:18