Shkaqet e herpesit në buzë,
stresi, dielli dhe lodhja

Shkaqet e herpesit në buzë,<br />stresi, dielli dhe lodhja
MILANO - Herpesi në buzë, plaga e bezdishme për të gjithë shkaktohet nga një virus që njihet me emrin ‘Herpes simplex”, që sipas mjekut Marcello Monti nga Instituti Klinik Humanitas në Milano, “zgjohet” në disa rrethana të caktuara. Kontakti i parë me virusin zakonisht ndodh në fëmijëri, kur biem në kontakt me dikë që e ka këtë virus.

Edhe pas shërimit, virusi nuk eleminohet plotësisht, por qëndron në gjendje joaktive dhe pret kushtet për t’u rizgjuar. Shkaktarët variojnë nga stresi deri tek ekspozimi në diell. Tek personat që vuajnë nga depresioni, herpesi mund të jetë edhe më i rëndë.
 
Çfarë mund të bëjmë?
Për t’u shëruar mund të përdoren kremra të ndryshëm, që funksionojnë vetëm nëse përdoren që në fillim. Për të nxitur tharjen e bulëzave, ndalur kruarjen mund të përdoret xhel me bazë klori dhe alumini. Për të mos infektuar të tjerët, mjafton të mos i puthni dhe të mos përdorni të njëjtat sende të pastrimit vetjak.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime