Shkarkime masive në
presidencë, largohen të gjithë

Shkarkime masive në <br />presidencë, largohen të gjithë
TIRANE-  Për herë të parë në historinë e viteve të fundit të presidencës, i gjithë stafi i presidentit të larguar, është detyruar që të japë dorëheqje që ditën e parë të punës së kreut të ri të shtetit. Megjithëse ka qenë e paralajmëruar, kërkesa për të dhënë dorëheqje që momentet e para të ardhjes së presidentit Bujar Nishani në zyrë, ka qenë suprizë.

 Që në orët e para të mëngjesit, pjesëtarët e rinj të stafit të presidentit e kanë nisur punën në kafenetë afër presidencës. Ndërsa ata pinin ëmbëlsisht kafenë, e papritura e hidhur ka qenë për stafin që punoi me ish-presidentin Bamir Topi. Ata janë thirrur një nga një për të dhënë dorëheqje të menjëhershme dhe për tu larguar nga selia e presidencës.

Që të gjithë pa përjashtim i janë nënshtruar kësaj procedure për tu larguar më pas. "Ishte një akt i pashembëllt që nuk kishte ndodhur më parë, në asnjë institucion"-tha për "Shqiptarja.com" njëri prej zyrtarëve që u larguan dje nga presidenca. "Për herë të parë largohen që të gjithë dhe që të gjithë largohen në një ditë"-tha ish-zyrtari i Presidencës. Mes emrave të të larguarve figuron edhe Çlirim Çepani, ish-këshilltari diplomatik i Topit, që është edhe vjehrri i deputetit të PD-së dhe kryetarit të FRPD, Gerti Bogdani. Por spastrimi i plotë do të vijojë me largimin e drejtorëve dhe të punonjësve të tjerë që shërbejnë ende në presidencë, ku tashmë janë futur pjesëtarët e stafit të ri të presidentit Nishani.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë