Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota vendimin për ngritjen e komisionit hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e maxhorancës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Komisioni, i cili do të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që sipas tyre, përbëjnë shkak për kërkesën për shkarkim, do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Maxhoranca në komision do të përfaqësohet me deputetët Armando Subashi, Spartak Braho, Taulant Balla, Ulsi Maja dhe Besnik Bare. /ATSH/