TIRANË - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hedhur poshtë argumentet e 39 deputetëve të mazhorancës se 2 anëtarët të këtij institucioni konkretisht, Elvis Cefa njëherësh nënkryetar i KLD-së dhe anëtari Lulzim Lelçaj jo vetëm që nuk kanë parandaluar konfliktin e interesit por kanë qenë pjesë e procedurave të kundraligjshme në disa raste.
Përmes një raporti Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shpjeguar se: “Deputetët kanë gjykuar si të paligjshme disa vendimmarrje kolegjiale të një organi që i përket një pushteti tjetër, atij gjyqësor, të një organi kushtetueshmërisht të pavarur dhe të ndarë qartazi nga dy pushtetet e tjera, legjislativi dhe ekzekutivi.
Këtë veprim, i cili nuk parashikohet në Kushtetutën e vendit. Kjo kërkesë e deputetëve është bërë duke i dhënë fuqi prapavepruese ligjit, pasi në kohën që pretendohen shkeljet nuk ka qenë në fuqi ligji 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Këshillin e Lartë të Drejtësisë”.
Ndërsa sa i takon pretendimit tjetër të ligjvënësve se anëtari i KLD-së, Neshat Fana ka përdorur vendimmarrjen e tij për t’u zgjedhur drejtor i Shkollës së Magjistraturës, institucioni i KLD-së argumenton se Fana ishte kandidatura më e mirë.
“Zoti Fana është emëruar në atë detyrë pasi kishte përfunduar mandatin e tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe është gjykuar se ka qënë një kandidaturë e cila përveçse plotësonte më së miri kriteret formale të ligjit, ka pasur edhe një eksperiecë mjaft të pasur në këtë fushë”, thuhet në raportin e KLD-së.
Duke ju referuar shkeljes tjetër të pretenduar nga firmëtaret e Kuvendit, për mos emërim të 28 kryetarëve të Gjykatave apo për marrje të kompetencave të Ministrit të Drejtësisë për shpalljen e vendeve vakante në Gjykata, KLD thotë se u vendos që asnjë emërim i kryetarëve të Gjykatave të mos bëhej pa u përfunduar të paktën vlerësimi i parë etiko-profesional i të gjithë kandidatëve. Vonesa e këtij procesi në këtë rast ka ardhur pikërisht për shkak të vendosjes së një standarti të paaplikuar më parë, i cili ka rritur ndjeshëm përgjegjshmërinë në sistem.
“Nëse KLD do të kishte vendosur që kryetarët e gjykatave të emërohen pasi të miratohet edhe vlerësimi i dytë etiko-profesional për secilin kandidat, sikurse është pretenduar sistematikisht edhe nga Ministri i Drejtësisë, atëherë ky proces do të ishte shtyrë edhe më tepër në kohë, duke e lënë situatën në të njëjtën gjendje edhe për disa vite të tjera. Pra vendimmarrja e KLD në këtë rast ka qënë e imponuar nga rrethanat faktike dhe më racionalja e mundshme”, theksohet në raportin e KLD-së.
PDF - Raporti i KLD mbi kërkesen e 39 deputeteve për shkarkimin e dy antarve
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

PDF - Raporti i KLD mbi kërkesen e 39 deputeteve për shkarkimin e dy antarveRedaksia Online
(Shqiptarja.com)