Shkarkimi i anëtares së KLP-së, anëtari i komisionit të monitorimit: Vendimi ka krijuar panik

Shkarkimi i Antoneta Sevdarit anëtares së këshillit të lartë të prokurorisë nga kolegji i apelimit është një vendim që ka frikësuar gjyqtarë e prokurorë.

Në një reagim për mediat anëtari i komisionit të monitorimit të reformës në drejtësi Saimir Vishaj shprehet se mandati i Sevdarit duhet ti kalojë prokurorit të krimeve Dritan Prenci.

I pyetur për ecurinë re reformës dhe vettingut Visha shprehet se po certifikohen në detyre disa gjyqtarë e prokurorë të cilët nuk e meritojnë dhe kanë probleme me ligjin.

Pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit KLP ka mbetur me 10 anëtarë ndërsa me njohjen zyrtarisht të vendimit të shkarkimit nga kolegji, pritet që KLP të nis procedurat për zëvedësimin e saj.

Prokurorja Sevdari u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e vetting në korrik 2018 ndërsa pas ankimit të komisionerit publik për pasurinë e pajustifikuar të bashkëshortit të saj ajo u shkarkua në kolegj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut