Pas ndryshimeve në qeveri një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama i mblodhi sërish ministrat e tij në një takim të shkurtër. 2 të shkarkuarit nga kabineti, Pirro Vëngu dhe Elisa Spiropali, njëjtë si Balluku nuk morën pjesë në mbledhje, ndërsa të rinjtë duhet presin dekretin e Presidentit.

Ndryshimet në qeveri, që erdhën si pasojë e domosdoshmërisë për të zëvendësuar Belinda Ballukun, Edi Rama i njoftoi vetëm në fund të mbledhjes maratontë me ministrat e deputetët.

Siç mëson Report Tv, Rama e ka konsideruar zëvendësimin e Ballukut përveçse të pashmangshëm edhe si një mekanizëm që sipas tij e bën gjithnjë e më e panevojshme kërkesën e prokurorisë për arrestimin e saj.

Ndryshimet që i kishte paralajmëruar rreth mesit të mbledhjes, Rama ua bëri të ditur të tijëve në pak sekonda, me paralajmërimin se dhe ky formacion i ri nuk është i paprekshëm nga lëvizjet.

Për zëvendësimin e Ballukut, kryeministrit ju desh të gjente dy emra. Albana Koçiun, si numër dy të qeverisë dhe Enea Karakaçin, vartës Ballukut, të cilit I besoi Energjinëë dhe infrastrukturën, një nga dikasteret më të rëndësishëm,

Karakaçi, së fundmi drejtor I OSHEE-së ka mbajtur disa pozicione në ministrinë e energjisë dhe infrastrukturës.

Ajo që i sheh me një tjetër sy lëvizjet e fundit të Edi Ramës është opozita. Për ta, Balluku po ikën, por gjurmët e saj janë ende aty.

“Nuk pres ndonjë ndryshim. Balluku deri dje firmostë vetë, tani do firmosë përmes të tjerëve. Enea Karakaçit i ka marrë SPAK celularin, që është nën hetim. Apo i kanë bërë kontroll banese, çfarë ndryshimi po ofron”, tha deputeti i PD në një intervistë për Report Tv.

“Emërimi i rrethit të ngushtë të Belinda Ballukut në postet e mbajtura prej saj provon se Edi Rama nuk është më një kryeministër i lirë! Pyetja që shtrohet sot është serioze: A është në gjendje Edi Rama të negociojë me Bashkimin Europian pa pengesa, pa shantazhe, pa frikën se Belinda Balluku e merr me vete?”, shkruan Gazment Bardhi.

Lëvizja e Ballukut, Ramën e detyroi të ndryshonte formacionin e qeverisë me 4 hyrje të reja.  Veç Karakacit të “infrastrukturës”, ndryshime pësoi dhe Mbrojtja. Pirro Vëngu u shkarkua pa bërë 2 vite në krye të kësaj ministrie për tja lënë vendin Ermal Nufit, deri disa muaj më parë në kabinetin e Belinda Ballukut.

Surprizë ishte shkarkimi i Elisa Spiropalit 5 muaj pasi e emëroi në krye të ministrisë së jashtme. Në vend të saj një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB e BE.

Nga prurjet e reja të qeverisë, Ferit Hoxha është i vetmi që gëzon respektin mes demokratëve. Ish-ministri i jashtëm i PD-së Besnik Mustafaj e uroi publikisht për detyrën e tij të re. 

Me këto lëvizje, Rama shpërbleu dhe të rinjtë. Eriona Ismailin, deputeten e re të Vlorës, ndonëse pa shumë ekspericencë në jetën paralamentare, e emëroi si ministre për marrëdheniet me parlamentit. Ismaili ka një detyrë të rëndësishme, përballjen me opozitën në parlament.

Toni Gogu është ndër të paktat figura që vjen me rritje, ai do të jetë ministri i ri i drejtësisë në vend të Besfort Lamallarit, i cili shkon sërish atje ku ka shërbyer prej vitesh si zv/ministër, të Punët e Brendshme, por këtë herë në drejtimin e saj.

Ministrat e rinj do të duhet të marrin votëbesimin e parlamentit, në pot ë njëjtën sallë ku në të kundërt Belinda Balluku do të duhet të pres vendimin për fatin e saj përball SPAK.