Drejtori i ALUIZNIT-t, Artan Lame ka shkrirë zyrën e kësaj drejtorie në Berat.
Vendimi ka ardhur pas kërkesës që atij i drejtoi kryeministri Edi Rama për të ndjekur nga afër veprimet e ALUIZNI-t në Berat.
Një ditë më parë me urdhër të kryeministrit Edi Rama u shkarkua drejtori i zyrës së ALUIZNI-t në Berat, Përparim Sinaj, pasi nuk kishte kryer detyrën si duhej.
Sinaj u ballafaqua drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama në një takim të këtij të fundit në Berat, pasi u akuzua nga një e moshuar se nuk i jepte legalizimin e banesës.
Ajo tha se ndonëse kishte bërë pagesën dhe ishte paraqitur në zyrën e ALUIZNI-t në Berat në mënyrë të vazhduar, problemi i saj nuk kishte marrë zgjidhje
Vendimin Lame e ka argumentuar me faktin se angazhimi dhe puna e kësaj Drejtorie linte shumë për të dëshiruar.
“Kryeministri nuk kërkon shërbëtor për vete por për publikun. Drejtoria do të shkrihet dhe të ringrihet për t’ju shërbyer më mirë qytetarëve”, ka deklaruar Lame në Berat.
Lame i bëri thirrje të rinjtve që të bëjnë kërkesë për t’u punësuar te ALUIZNI në Berat.
“Të ndryshojmë në themel administratën për t'i shërbyer më mirë qytetarëve. Drejtoria e ALUIZNI-t Berat ishte shkrehur dhe nuk e kapte dot ritmin”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com