TIRANE - Firmosja e peticionit për largimin e gurvenatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani vazhdon në ditën e katërt. Numri i firmëtarve vetëm në kryeqytet ka kaluar mbi 5000.
Ndërkohë edhe në qytetin e Shkodrës, Kukësit, Durrësit, Elbasanit dhe Korçës ku ka nisur firmosja e peticionit, numri i qytetarvë të interesuar për të firmosur është në rritje.
Sipas organizatorve të peticionit këtë të Martë do të vendosen vullnetarë për firmosjen e peticionit edhe në qytetin e Vlorës dhe Fierit.
Peticioni për largimin e Fullanit nisi më datën 8 Gusht dhe do të përfundojë në datën 18 Gusht. Pas mbledhjes së firmave, peticioni do t’i dorëzohet Presidentit për një mbledhje të jashtëzakonshme të parlamentit për shkarkimin e tij.
Revolta qytetare për shkarkimin e guvernatorit Fullani nisi pas bërjes publike të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit, në atë që u vlerësua si mega-skandal në institucionin më të lartë financiar në vend.
Peticioni vijon të mbledhë firma në qytete të Shqipërisë, pavarësisht se ligji aktual i përcakton qartë pikat se kur realizohet shkarkimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga Kuvendi. Në kushtet kur mbi Fullanin nuk rëndon asnjë përgjegjësi penale, nuk dihet se sa i vlefshëm do të cilësohet peticioni nga Presidenti Nishani për ta kaluar në Parlament.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com