Shkarkimi i Gjonit, KLD merr 
vendim të hënën dhe për 7 të tjerë

Shkarkimi i Gjonit, KLD merr <br />vendim të hënën dhe për 7 të tjerë
TIRANE- Shtatë gjyqtarë të shkallës së parë dhe një i Apelit Tiranë, do gjykohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për procedimet disiplinore që ministri Nasip Naço ka referuar në KLD. Mes gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen procedurës standarde është dhe Gjin Gjoni, gjykatësi i Apelit njëherësh dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Për Gjonin, ministri Naço ka bërë kërkesën për nisjen e procedimit disiplinor,duke propozuar masën e shkarkimit të tij. E njëjta masë është kërkuar nga Nasip Naço dhe për gjyqtarin e Elbasanit, Ilir Pashaj, Andi Ymerin të Shkodrës, Markelian Kuqin të Korçës, Ken Dhimës të Vlorës, Klorinda Çelës të Tiranës dhe Shtjefën Lleshin të Pukës. Pritët që këto kërkesa tashmë të shqyrtohen ditën e hënë nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku do vendoset në unanimitet masat e penalizimit të tyre.

Proceset penale
Katër nga gjyqtarët që janë propozuar nga Nasip Naço, momentalisht ndodhen në procese penale të hapura në Shkodër, Elbasan dhe Durrës. Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni është proceduar panlisht për akuzën e “Fshehjes së pasurisë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, çështje kjo që tashmë po ndiqet nga njësia hetimore Task-Forcë në Elbasan. Kjo prokurori ka kërkuar pezullimin nga detyra të Gjin Gjonit si gjyqtar Apeli në Tiranë dhe anëtar KLD-jë, kërkesë kjo që është rrëzuar nga dy gjykatat e Elbasanit dhe ajo e Apelit në Durrës.

Gjoni sipas Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive ka arritur të fshehë një pasuri prej rreth 2.5 milion euro. Ndërkohë procese të hapura penale kanë dhe çifti i bashkëshortëve Ken Dhima dhe Klorinda Çela, që të dy të akuzuar për “Fshehje të pasurisë”, dosje kjo që po hetohet nga njësia hetimore Task-Forcë në Durrës. Proces penal për akuzën e korrupsionit ka dhe kryegjyqtari i Pukës Shtjefën Lleshi, çështja e të cilit po ndiqet në Shkodër. Mes të propozuarve për shkakrkim është dhe gjyqtari i Elbasanit Bujar Musta, i shumëpërfolur në dhjetëra raste vendimesh skandaloze, që kanë sjellë lirimin e vrasësve.

KLD i “bindet” Naços
Vendimi për të futur në rendin e ditës 8 kërkesat për procedim të gjyqtarëve, duket se ka bindur KLD kundrejt kërkesave të vazhdueshme të Nasip Naços.Sipas KLD shqyrtimi i procedimit disiplinor për 5 gjyqtarët, që ishte e parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor 2014, u shty për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë. KLD gjatë mledhjeve të fundit ka shqyrtuar me intensitet kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedime të gjyqtarëve të ndryshëm. Konkretisht nga 20 kërkesa të depozituara nga Ministri i Drejtësisë, janë përfunduar së shqyrtuari 9 kërkesa për procedim disiplinor.

Pezullimi i Ken Dhimës në gjykatën e Lartë
Prokuroria e Apelit në Durrës ka dërguar dje rekursin në Gjykatën e Lartë për pezullimin e gjyqtarit Ken Dhima, pas kthimit të Dhimës në detyrë nga Apeli në Durrës. ILDKPKI kallëzoi gjyqtarin Dhima për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi 3 muaj pezullim, Apeli në Durrës e ktheu në detyrë. Sipas Prokurorisë “Hetimet ndaj gjyqtarit po vazhdojnë në gjendje të lirë”. Ndërkohë për sa i përket kundërshtimit të dy vendimeve të gjykatave për mospranimin e pezullimit të Gjin Gjonit, prokuroria për të ka refuzuar të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërkaq, bëhet me dije se procedimi ndaj gjyqtarit Ken Dhima do të shqyrtohet dhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë më 7 Korrik 2014.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja

Vendimi i Apelit/ Konfiskohen 66 mijë metra katrorë tokë te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku Frrokaj do rikthehet në qeli! Në burg edhe Cara, shërbim prove zyrtarja