Këtë të enjte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të shqyrtonte dhe të vendoste në lidhje me mandatin e Kreshnik Hajdarit pas një shkrese të Prokurorisë së Posaçme e cila konfirmoi se ai është dënuar nga GJKKO dhe dënimi ka marrë formë të prerë në korrik të vitit 2024.
Përfaqësuesi i kryetarit të bashkisë Kuçovë tha përpara komisionerit Ilirian Celibashi se Hajdari i cili ndodhej në mbledhje nuk është në shkelje të ligjit, madje dorëzoi edhe një Dëshmi Penaliteti.
“Hajdari nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të mandatit si kryetar i Bashkisë Kuçovë”, tha ai.
Hajdari i dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024, me 6 muaj burgim, i konvertuar në shërbim prove. Por sipas Kodit Penal, me përfundimin e ditëve të shërbimit të provës, dënimi quhet i paqenë. Për këtë arsye Hajdari aktualisht rezulton i padënuar.
Por debati për mandatin e Hajdarit, mori një kthesë të papritur kur Arben Llangozi, avokati i Lefter Maliqit, ish kandidat për bashkinë e Kuçovës, dhe njeriu që vuri në lëvizje KQZ-në, kërkoi që Celibashi të tërhiqej nga çështja.
“Duhet të tërhiqesh sepse ke dhënë një herë vendim për këtë çështje!”, tha Arben Llangozi.
Në një akt të paprecedentë komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën.
“Dorëhiqem”, tha Celibashi.
Të gjitha palët, madje edhe vetë kërkuesit mbetën të habitur nga vendimi i Celibashit, për shkak se çështja tanimë nuk dihet si do të vijojë pasi jo vetëm që nuk ka ndodhur kurrë më parë, por as ligji nuk e parashikon një gjë të tillë!
Komente







Celibashi duhet te ishte pushuar menjehere pas zgjdhjeve te vitit te kaluar. Komplet i anshem ne ndihme te Sali Berishes ne gjithe vendimet e tij.
Përgjigju