Shkarkimi i Margaritit, kompozitori Aleksandër Peçi: E kam pritur prej 3 vitesh, vendim i vonuar por i dobishëm

Shkarkimi i Margaritit, kompozitori Aleksandër Peçi: E kam pritur prej 3 vitesh, vendim i vonuar por i dobishëm

1686134345_margariti.jpg

Kompozitori Aleksandër Peçi ka reaguar pas lajmit të largimit të Elva Margaritit nga ministria e Kulturës, pasi dikasteri që ajo kryesonte, tashmë do të jetë pjesë e ministrisë së re që do të drejtohet nga Blendi Gonxhe.

Nëpërmjet një shkrimi në facebook, kompozitori shkruan se e kishte pritur prej 3 vitesh shkarkimin e Elva Margaritit duke e konsideruar madje si një vendim të dobishëm. Ai ka publikuar edhe disa prej veprave të shkruara gjatë kohës që ministria e Kulturës drejtohej nga Margariti, të cilën e akuzoi për censurim të koncerteve dhe premierave të organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Margariti nuk pati asnjë lloj vizioni për të vlerësuar Kulturën shqiptare.

"Sot në diten e shkarkimit të Elva Margaritit po postoj cover te 30 sonatave e 8 koncerteve 2/3 e të cilave ta dijë publiku se janë shkruar në kohën e Margaritit. Janë luajtur premiera brenda dhe jashtë Shqiperisë në kohën e keq "mbreterimit " në ishullin e saj të izoluar të kulturës, Janë refuzuar prej saj sic është refuzuar prej saj edhe Pianodrom, nga piano festivalet sic e kanë cilësuar të huajt me reputacion në Europë.

Janë trajtuar nga Elva nën censurën e një indiference totale këto asete kulturore nga ajo dhe kupola ishullore e saj, dhe po ti shtojmë dosjet famekeqe të Butrintit ,Polifonisë ,TKOB kompani teatrore, sallë ende e mbylluar e Universiteti i Arteve, Tirane qorr vizioni i saj per te bllokuar kulturen aty ku prodhohet kulturë, qorr - vizioni i saj për të mos integruar kurgjë nga kultura muzikore shqiptare ne Europë e Botë, qorr apati "vizioni" i saj për ti  dixheizuar ditët ndërkombetare të kulturës me një ushtri dixhiestash, qorr vizion i saj për kauzën e shqiptingujve, qorr vizioni i saj për dosien e lahutes, qorr vizioni i saj për të mos bërë asgjë ndaj reagimeve të fuqishme për dosjen e polifonise e cila me "BEKIMIN" e min kult ja dha atesinë e polifonisë sirenave greke dhe muz bizantine, qorr vizioni i saj per ti vënë ujkut melcitë në qafë duke sjellë të menaxhojnë ButrIntin ca kubaneze dhe shqiptaret që i kanë zbuluar Bylis e shumë të tjera asete arkeologjike i le në hije. Elva qe ben samite për të drejten e autorit dhe eshte e para qe e shkel e para qe ma mer pa me pyetur pa ma respektuar te drejten pa me paguar në shtepinë tone kur e përdor për në Bienalen e arkitekturës në Venezia. Po qorr vizioni i saj për të ngritur instrumenta strategjike që të jenë si ripa transmesioni ne kulturë?....

Ne fakt e kam pritur prej më shume se 3 vjetesh shkarkimin e saj që megjithëse i vonuar është i dobishëm. Këto problematike publiku i di, i kam ngritur vazhdimisht po shyqyr qe këto këmbana u dëgjuan”- shkruan kompozitori mes të tjerash në reagimin e tij.


Lajmi kryesor:

Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë