Shkarkimi i mundimshëm/ Pasuria e gjyqtarit që përçau Kolegjin, zbulohet vendimi i Ina Ramës (Detaje)

Shkarkimi i mundimshëm/ Pasuria e gjyqtarit që përçau Kolegjin, zbulohet vendimi i Ina Ramës (Detaje)

Besim Trezhnjeva

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me trupë gjykuese të kryesuar nga Ardian Hajdari, me relator Luan Daci dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, ka vulosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva. Kolegji i Apelimit, organi fundor i Vetingut, ka konfirmuar kësisoj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, me argumentin se nuk ka pasur burime të ligjshme të ardhurash për të justifikuar shpenzimet, blerjen e pasurive dhe kursimet, në vite të ndryshme kalendarike. Sipas vendimit KPK, nga analiza financiare, gjyqtari Besim Trezhnjeva nuk justifikon 20.000.000 lekë në raport me të ardhurat e ligjshme, gjetje kjo që është konfirmuar edhe nga Kolegji. Megjithatë, nga këqyrja e vendimit të arsyetuar, rezulton se anëtaret Ina Rama dhe Rezarta Schuetz nuk kanë qenë dakord me vendimin e shumicës së anëtarëve për të konfirmuar të gjitha gjetjet dhe shkaqet e konstatuara nga KPK për shkarkimin e gjyqtarit Trezhnjeva. Ina Rama dhe Rezarta Schuetz kanë mbështetur shkarkimin e gjyqtarit, por kanë kundërshtuar dy nga shkaqet e renditura në vendimin e KPK, të konfirmuara nga Kolegji, në raport me pasurinë.

Ina Rama
Anëtarja e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Ina Rama, arsyeton se pretendimi i KPK se vajza e gjyqtarit Trezhnjeva nuk ka deklaruar shumën prej 148.226 lekë në llogarinë e pagës së saj, nuk qëndron si shkak për shkarkimin e gjyqtarit. “Kam ndarë mendim të ndryshëm me shumicën e trupës gjyqësore dhe kam votuar kundër njërit prej shkaqeve të shkarkimit për subjektin, të renditur në vendimin nr. 14, datë 13.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkak i cili është mbështetur edhe nga vendimi i shumicës së trupës gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konsideruar ndër të tjera si njërin prej shkaqeve të shkarkimit të subjektit të rivlerësimit edhe fshehjen e pasurisë, sipas nenit 33, pika 5, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, element që plotëson kushtin e deklarimit të pamjaftueshëm sipas nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016. Ky shkak ligjor lidhet sipas Komisionit dhe me faktin e mosdeklarimit prej personit të lidhur, vajzës së subjektit, në deklaratën Veting, të shumës prej 148.226 lekë gjendje në llogarinë e pagës së saj”, thotë ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Burimi i parave
Ish-kryeprokurorja Ina Rama thotë se kjo shumë buron nga paga e vajzës së gjyqtarit dhe se nuk mund të konsiderohet fshehje pasurie. “Nga shqyrtimi i akteve, nga shkresa e lëshuar prej “Credins Bank” me nr. 61431/11, datë 27.12.2017, e administruar prej Komisionit, rezulton se kjo llogari dhe gjendja financiare e saj janë të prejardhura nga paga e personit të lidhur dhe e kredituar vetëm nëpërmjet burimit të të ardhurave që lidhet me marrëdhënien e punës së personit të lidhur në Qendrën Shëndetësore. Në këtë kuptim, personi i lidhur provon burimin e ligjshëm të kësaj pasurie në formën e likuiditetit dhe për këtë element Komisioni nuk ka ngritur dyshime, por edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit e pranon të vërtetuar burimin e ligjshëm të kësaj të ardhure, në paragrafin nr. 36 të arsyetimit të vendimit. Në vijim të këtij arsyetimi, tek i cili nuk ka diskutime për burimin e ligjshëm të kësaj pasurie (likuiditet në shumën prej 148.226 lekë), vlerësoj se Komisioni duhej të kishte analizuar në këndvështrim të kësaj rrethane elementet e domosdoshme që ligji kërkon për të konkluduar për fshehjen e pasurisë, si një shkak që passjell vendosjen e masës disiplinore të shkarkimit nga detyra”, thotë Ina Rama.

Rezarta Schuetz
Edhe anëtarja Rezarta Schuetz nuk është dakord me konstatimin se vajza e gjyqtarit ka fshehur 148.226 lekë. “Unë, gjyqtare Rezarta Schuetz, nuk bie dakord me shumicën lidhur me konstatimin e fshehjes nga ana e subjektit të rivlerësimit të shumës prej 148.226 lekë, të cilat i përkasin llogarisë së pagës së vajzës madhore të subjektit të rivlerësimit Besim Trezhnjeva pranë “Credins Bank”, thotë Schuetz. Gjithashtu, Rezarta Schuetz thotë se KPK nuk ka hetuar në mënyrë të plotë rreth një kontrate fiktive mes gjyqtarit dhe një banke private për një kredi 50 mijë euro. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar edhe në pohimin e subjektit të rivlerësimit, është ndodhur përpara konstatimit të një kontrate kredie fiktive të lidhur mes të parit dhe një biznesi privat (“Alpha Bank”) në Durrës. Është përtej diskutimit që shuma prej 50 mijë eurosh përfituar nga subjekti nuk është përdorur për qëllimin mbi të cilin bazohet kontrata e kredisë me “Alpha Bank”. Kjo shumë është përdorur për të financuar një apartament në Durrës. Nga dosja nuk rezulton që banka të ketë qenë e informuar për këtë përdorim të huas përtej projektit thelb i kontratës. Përkundrejt pretendimit në të kundërtën nga subjekti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson se nuk ka bërë asnjë veprim hetimi paraprak lidhur me vlefshmërinë e kontratës së sipërmarrjes”, thotë ajo.

Pasuritë e dyshimta të gjyqtarit
Nuk ka pasur burime të ligjshme për blerë autoveturë tip Benz Mercedes, në vlerën 1.200.000 lekë, në vitin 2006.

Nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar kursimet dhe shpenzimet në vitin 2007.

Në vitin 2008 ka blerë shtëpi banimi me sip. 143.74 m2, në vlerën 17.536.280 lekë. Nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar blerjen.

Nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar kursimet dhe shpenzimet në vitin 2010.

Nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar kursimet dhe shpenzimet në vitin 2011.

Nuk ka pasur burime të ligjshme financiare për të justifikuar blerjen e 1920 m2 tokë në vitin 2012, me vlerë 879.360 lekë.

Nuk ka pasur burime të ligjshme për të blerë makinë tip Benz Mercedes, me vlerë 520.000 lekë, në vitin 2013.

Në vitin 2014 subjekti ka blerë automjet tip Benz Mercedes me vlerë 16.000 euro, me burim krijim shitje e autoveturës së mëparshme dhe pakësim i depozitës së bashkëshortes. Pas studimit të situatës financiare nga KPK, rezulton se nuk ka pasur burime të ligjshme për të justifikuar blerjen e pasurisë, si dhe kursimet dhe shpenzimet.

Ka deklaruar të ardhura të bashkëshortes për periudhën 2003-2016 shumën prej 22.500.000 lekë. Nga verifikimi, vlera e fitimit të bashkëshortes së subjektit në aktivitetin e saj, për periudhën 2003-2016 është 12.844.341 lekë, pasi shuma 22.500.000 lekë është vetëm gjiroja pa taksat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mihrije: 10/10/2020 09:30

    Ky gjykatesi bastard eshte gjykatsi i famshem qe burgosi Olesia Duken per mashtrimin e biznesmeneve ne Durres prej 900 mije euro, para te dhena me cante dhe jo banke (pa prove konkrete). Pa asnje prove ky gjykates nuk pyet aspak si i beri biznesmeni Idlir Hoxha 900 mije euro te ardhura qe i jepka pa problem me canta, dhe po pa asnje prove denon Olesia Duken me 10 vjet burg. Kancerin e ka pak ky bastard dhe bushter mashkull.

    Përgjigju
  • erma: 28/09/2018 09:10

    lavirja e bulevardit...s kishte si te ndodhte ndryshe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori