TIRANE- Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shemsi Prençi vlerëson lëvizjen e ministrit Tahiri për ndryshimin e 88 efektivëve të policisë rrugore në Tiranë.  Prençi tha se “prapa çdo polici rrugor fshihej një deputet dhe me këtë lëvizje ministri i Brendshëm i ka lënë të kuptojë policisë se prapa çdo polici nuk duhet të fshihet më një deputet por vetëm ministri i Brendshëm.”

Gjithashtu Prençi shtoi se ministri i Brendshëm i ka lënë kompetencë të lirë drejtuesve për të ngritur një strukturë për të mirëmenaxhim të efektivëve.

Lidhur me anulimin e tenderit për shërbim transporti, karoatreci, parking ruatje automjetesh” Prençi tha se “Ishte krijuar një rrjet nepotik qoftë në poseduesit e karoatrecëve, policisë rrugore dhe parkimit.”
 
Prençi kujton një ngjarje të rëndë me Drejtorinë e policisë së Durrësit kur nuk ishte likuiduar për 3 vjet pronari i parkimit, i cili gjeti vdekjen nga stresi.
 
Lidhur me situatën kriminale, në një kohë kur brenda 24 orësh ndodhi një shpërthim me tritol në Tiranë, dhe në Golem i vunë tritol makinës së kryekomunarit Prençi tha se “Strukturat e  e policisë gjyqësore kanë rënë në një kllapi për shkak të politizimit të policisë” . Ai sugjeron “të mbahen  nën kontroll personat që kanë në tendencë për këto krim”
 
Prençi gjithashtu vlerëson dhe krijimin e Byrosë hetimore por gjithashtu ka dilema  “duke parë që në shqipëri funksionon një drejtësi me njolla”

prenci ne studio
(Ne foto: Shemsi Prençi ne studion e A1 Report me gazetaren Mira Kazhani)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)