Jose Mourinho, trajneri i Manchester United, i cili u shkarkua nga drejtimi i Chelsea një vit pasi fitoi titullin kampion në “Premier League”, me anë të një postomi në “Instagram” është përpjekur ta inkurajojë kolegun e tij italian, Claudio Ranieri, pas shkarkimit të tij nga drejtuesit e “Dhelprave”.
Mourinho ka postuar në rrjetin social “instagram” një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me dixhiturën “Kampioni i Anglisë dhe Trajneri i Vitit nga FIFA, i shkarkuar. Ky është futbolli i ri Claudio. Vazhdo buzëqesh mik. Askush nuk mund ta fshij historinë që ti ke shkruar”.
Pas fitores së titullit kampion gjatë vitit të kaluar, gjatë sezonin 2016-2017 Leicester e ka patur shumë të vështirë të mbante një performancë të ngjashme me atë të sezonit të kaluar.
Momentalisht “Dhelprat” mbajnë vendin e 17-të të tabelës së Premier Leagues, me vetëm 5 fitore në 25 ndeshjet e zhvilluara në kampionat.

(Statusi i Mourinho për Ranierin)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com