TIRANE- Zyra Qendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme filloi një kontroll pranë ZVRPP Tiranë, nisur edhe nga ankesat e shumta të qytetarëve në lidhje me zvarritjen, mosrespektimin e afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve të aplikimeve nga qytetarët, me objekt zbatimin e ligjshmërisë në procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të afateve të trajtimit të aplikimeve të paraqitura nga qytetarët.
Nga kontrolli rezultoi se në periudhën 3 janar 2013 deri 3 tetor 2013 janë paraqitur një numër i madh aplikimesh, të cilat nuk janë përfunduar brenda afateve të caktuara. Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të rënda në regjistrimin e titullit të pronësisë dhe në aspektin hartografik, që ka të bëjë me pasqyrim e pasurisë në hartat treguese.
Në përfundim të kontrollit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mori masa për largimin nga puna të 15 punonjësve, si dhe „vërjejtje me paralajmërim për pushim nga puna” për 25 punonjës të tjerë.
Gjithashtu Hipoteka ka iniciuar një proces kontrolli në disa nga zyrat kryesore në vend, nëpërmjet të cilave do të bëhet evidentimi i të gjitha rasteve të regjistrimit të kalimit të pronësisë nga pasuria "shtet” te individët, sidomos në zonat bregdetare. Nëpërmjet këtij procesi synohet që të evidentohen rastet abuzive dhe korruptive në tjetërsimin e pasurive të shetit apo individëve, haptazi në kundërshtim dhe shkelje flagrante të ligjit.
„Duke çmuar kontributin e gjithë qytetarëve në luftën kundër veprimeve me natyrë korruptive, i ftojmë të gjithë personat e interesuar, të cilëve u janë prekur interesat në lidhje me të drejtën e pronësisë, apo kanë dijeni për veprime të kësaj natyre, të denoncojnë pranë Zyrës Qendrore të gjithë ato raste, me të cilat është abuzuar me pasuritë e tyre” - tha dje Kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho.
Redaksia Online
(s.o/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com