Abuzuan me detyrën, nuk kishin formimin profesional dhe kualifikimet e duhura, shkarkohen nga detyra 25 përmbarues shtetërorë. Shkarkimi i tyre është bërë me firmë të kreut të ri të përmbarimit shtetëror ish deputeti Piro Lutaj.

Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.