Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kundër qeverisë: Anuloni pezullimin e përmbarimeve, nuk mbron qytetarët nga COVID-19

Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kundër qeverisë: Anuloni pezullimin e përmbarimeve, nuk mbron qytetarët nga COVID-19

Ndërprerja e punës në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe procedurave të falimentimit nga qeveria si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nuk është mirëpritur nga Dhoma Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, të cilët akuzojnë kryeministrin se me këto akte normative po shpërfill hapur Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Dhoma Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë shprehet se këto akte nuk ofrojnë një mbrojtje më të madhe të shëndetit të qytetarëve dhe se qeveria nuk mund të shkel parime ekonomike dhe juridike, me nisma të pamenduara mirë, duke u fshehur pas pandemisë.

"Aktet normative të qeverisë, të nxjerra këtë periudhë pandemie, të pa miratuara ende nga Kuvendi, godasin me masa të përkohshme të gjithë shtetasit shqiptarë, veçanërisht dy profesione të lira ligjore që i bllokon tërësisht, përmbarimin dhe ndërmjetësimin. Akti normativ nr. 13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe procedurave të falimentimit” pasqyron, më shumë se të tjerët, probleme që shpërfillin hapur Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi. Me këtë akt nuk arrihet aspak mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, aq më pak të parandalohet infektimi nga pandemia, ashtu si dhe është servirur. Përkundrazi, paralizohet direkt një kategori e tërë e shërbimit publik juridik me impakt direkt në procesin ekonomik, qoftë dhe përkohësisht", shkruhet në komunikatën e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.

Sipas tyre ku akt normativ reflekton vetëm një qëllim "atë që me autoritet të imponuar shtetëror të bllokohet ekzekutimi i qindra, mijëra vendimeve gjyqësore, ekzekutimi i të cilave do t’i jepte sado pak frymëmarrje ekonomisë, nëpërmjet likuiditeteve të mundshme, veçanërisht nga pagesat e shtetit “debitor”" duke i bërë thirrje kryeministrit  të zhbllokojë menjëherë shërbimet e përmbarimit dhe ndërmjetësimit.

Komunikatë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë

Sulmi ndaj shëndetit global që po shkakton virusi famëkeq – dikur do tëmbarojë – tek ne me shpresë të Zotit dhe masave të marra më shpejt. Por, adresimi i nevojave të momentit, me përparësi absolute shëndetin publik, nuk duhet të godasë parimet apo “shëndetin” juridik.

Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve nuk mund të bëhet duke shkelur mbi parimet e njohura ekonomike dhe juridike, me nisma të pamenduara mirë, pa asnjë analizë ose plan dhe më e rëndësishmja pa bashkëpunim apo gjithëpërfshirje.

“Lufta”, “armiku i padukshëm”, situata specifike ekonomike që po troket, na kërkon të gjithëve solidaritet me njëri-tjetrin, me çdo resurs që kemi, sot duke e dhënë kontributin me distancim social, nesër më shumë së kurrë – të gjithë bashkë –  në zyra, forume dhe institucione.

12 (+1) aktet normative të qeverisë, të nxjerra këtë periudhë pandemie, të pamiratuara ende nga Kuvendi, godasin me masa të përkohshme të gjithë shtetasit shqiptarë, veçanërisht dy profesione të lira ligjore që i bllokon tërësisht, përmbarimin dhe ndërmjetësimin.

Akti normativ nr. 13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe procedurave të falimentimit” pasqyron, më shumë se të tjerët, probleme që shpërfillin hapur Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Me këtë akt nuk arrihet aspak mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, aq më pak të parandalohet infektimi nga pandemia, ashtu si dhe është servirur. Përkundrazi, paralizohet direkt një kategori e tërë e shërbimit publik juridik me impakt direkt në procesin ekonomik, qoftë dhe përkohësisht.

Akti me nr.13, reflekton vetëm një qëllim, atë që me autoritet të imponuar shtetëror të bllokohet ekzekutimi i qindra, mijëra vendimeve gjyqësore, ekzekutimi i të cilave do t’i jepte sado pak frymëmarrje ekonomisë, nëpërmjet likuiditeteve të mundshme, veçanërisht nga pagesat e shtetit “debitor”.

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë hierarkinë e normave juridike që parashikojnë gjendjen e “Fatkeqësisë Natyrore” dhe kuadrin ligjor në zbatim të saj.

Akti normativ nr. 13 nuk respekton asnjë nga normat procedurale të Kodit të Procedurës Civile dhe ka shkelur rëndë parimin kushtetues të ligjshmërisë dhe të hierarkisë së rendit juridik.  

Ndërprerja e çdo procedure përmbarimore në interes të qytetarëve kreditorë, prish jo vetëm përmbushjen e kërkesave të ligjshme të qytetarëve, por dhe hallka të zinxhirit ekonomik në shoqëri, qoftë kjo dhe përkohësisht.

Qytetarët kanë nevojë për sigurinë e kontratave dhe proceseve ekzekutive ligjore të nisura, ndoshta sot, më shumë se më parë. Përmbaruesit dhe ndërmjetësit janë shërbimet që pikërisht në këtë kohë pandemie mund të ofrojnë shërbimet e zbutura të Mirëkuptimit dhe Ndërmjetësimit duke ruajtur më së miri distancimin social.

Këto shërbime mund të kryhen sipas ligjit vetëm nga përmbarues dhe ndërmjetës të licencuar dhe për sa kohë këto dy shërbime, qeveria i ka bllokuar me akt normativ, u bëjmë thirrje qytetarëve të mos mashtrohenapo bien pre e kërkesave, letrave, shkresave apo komunikimeve tëasnjë subjekti tjetër që ofrojnë apo mundësojnë mbledhjen e detyrimeve financiare me mirëkuptim, apo ushtrojnë presione të natyrës gjyqësore që lidhen me “ekzekutim të detyruar”, “sekuestrim”, apo që tregojnë për pasoja ligjore që lidhen me to.

Të gjithë qytetarët që ndihen të intimiduar apo të paqartë në këtë drejtim dhe konstatojnë apo marrin kontakte nga subjekte që nuk janë përmbarues apo ndërmjetës, bëjmë thirrje të dërgojnë  menjëherë ankesat apo faktet e kësaj natyre në adresën e Dhomës Kombëtare, rruga “NikollaJorga”, ndërtesa 9, kati 2, Tiranë, e-mail:[email protected].

Gjithashtu, u bëjmëthirrje organeve shtetërore, Kryeministrit të Shqipërisë tëzhbllokojë menjëherë shërbimet e përmbarimit dhe ndërmjetësimit nga akti normativ me nr. 13 dhe të mos e lënë qytetarin apo sipërmarrjen private në gjetjen e zgjidhjeve individuale joligjore, si përballë shtetit, ashtu dhe përballë njëri-tjetrit.

Bllokimi i shërbimeve tëtilla juridike të autorizuara nga shteti, qoftë dhe përkohësisht, do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm për sot dhe për nesër. Pezullimi i këtyre shërbimeve sot, është premisë e sigurt për falimentimin e tyre nesër. Pasojat do të ishin të pariparueshme, nëse me mijëra kontrata dhe marrëveshje do tëmbeteshin në të ardhmen në duart e qytetarëve, të pa ekzekutuara.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të marrë rolin që i takon në këtë drejtim, ashtu si po veprojnë të gjitha vendet e rajonit apo Evropës që po vuajnë nga e njëjta pandemi.

I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë seështë e domosdoshme po aq sa dhe emergjente që, të merret ekspertiza më e mirë në fushën juridike që ka Shqipëria, për të përballuar situatën dhe për të orientuar vendimmarrjen shtetërore kah ligjit dhe Kushtetutës.

Ne, në Shqipëri, kemi specialistë në fushën juridike që duhet të thirren, të pyeten qoftë dhe publikisht për mendimin e tyre. Të qetësojnë qytetarët duke i shpjeguar dhe masat represive të nevojshme për t’u marrë nga pushteti shtetëror.

Profesorët tanë të nderuar të fushës juridike duhet të jenë ata që duhet të orientojnë për masat e duhura me karakter juridiko– publik. Ne kemi shumë të tillë, në fakultete apo në Shkollën e Magjistraturës, aktivë apo në pension. Është koha që ata të thirren. Të pyeten çdo ditë.

Pandemia është sot, armik i të gjithëve, ashtu si merr jetë njerëzore, mund të shkaktojë “vdekjen”e bizneseve, shërbimeve apo profesioneve, për të cilat po nuk u gjet “doktori” në kohë nuk do të kenë më mundësinë e rimëkëmbjes.

Ndaj dhe shërbimi ynë i domosdoshëm nuk duhet lënë të falimentojë nga pavëmendja e shtetit apo goditja fatale që mund të shkaktojë një akt juridik. Një faliment i kësaj natyre do të sillte pasoja shumë të rënda për ekonominë dhe vetë shtetin ligjor më pas.

Përmes kësaj thirrjeje publike, kërkojmë të sjellim vëmendjen e nevojshme dhe tëpavonuar shtetërore, për të rishikuar masat e marra për shërbimin përmbarimor. Këtë herë nën konsultim të ngushtë me ekspertë të mirëfilltë ligjorë dhe ekonomikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 07/04/2020 16:45

    Ju permbaruesit gjygjtare private jeni nje nder grupet me kriminale qe ka shqiperia.Qekur ju u krijuat jeni krijuar jo per te vendosur te drejten por per tu pasuruar gjoja ne emer te ligjit me cdo mjet e forme.Nje nga keta kriminele qe akoma shetit i lire eshte edhe permbaruesi privat Lefter Cani.Kjo tregon se ne shqiperi deri ne keto momente nuk ka pasur dhe nuk ka shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë