TIRANE- Shkarkohet nga detyra e Drejtuesit të Shërbimit të Provës, Arben Sefgjini. Ky i fundit deri më tani mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm, ndërkohë që në vend të tij është emëruar Ilir Qafa. Shkarkimi i Sefgjinit mësohet se është bërë gjatë ditës së djeshme, ndërsa është bërë edhe emërimi i drejtorit të ri nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço. Shërbimit i Provës është një institucion që është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Ky institucion trajton mijëra persona që kanë marrë dënime por që me ndryshimet ligjore mund të dalin jashtë burgut duke ndjenjur në provë. Drejtori i sapoemëruar Ilir Qafa është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Romës “La Sapienza”. Pas eksperiencës në fushën e avokatisë të ushtruar në Itali dhe Shqipëri, është bërë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë në vitin 2009, duke punuar si specialist pranë Sektorit të Integrimit. Ndërkohë ditën e djeshme është emëruar në krye të drejtorisë së shërbimit Diplomatik Shpëtim Spahiu.
Arben Sefgjini, dhe tre ish-drejtues të Shërbimit Informativ Kombëtar kanë rrëmbyer e më pas torturuar biznesmenin kosovar, Remzi Hoxha. Në këtë konkluzion kanë arritur prokurorët e Krimeve të Rënda, pas hetimeve disamujore mbi dosjen që endej prej më shumë se 13 vjetësh, sa në polici, në prokurori. Megjithëse eshtrat e ish-biznesmenit Hoxha nuk janë gjetur ende, Krimet e Rënda kanë arritur në përfundimin se ai është rrëmbyer nga ish-drejtuesit e SHIK-ut, ndërsa vdekja e tij ka ardhur pas torturave të rënda. Ndërkohë pasi dosja ka shkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë zhvilluar dhjetëra seancash gjyqësore, ku në fund Arben Sefgjini dhe personat e pandehur janë shpallur të pafajshëm. Sefgjini njihet si mik i afërm i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe se gjatë mandatit 8 vjeçar ka shërbyer edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ndërkohë që sot e kësaj dite edhe pas shumë hetimeve të kryera, nuk është arritur të gjenden eshtrat e të ndjerit Remzi Hoxha. Mendohet se ai është vrarë në bazën e fshehtë të SHIK në Vaim të Lezhës.
Shkrimi u publikua sot (14.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com