TIRANË - Edhe dy poste kyçe në polici i nënshtrohen reformave dhe lëvizjeve të krerëve të tyre. Janë shkarkuar nga detyra sot në mbrëmje krerët e FNSH dhe RENEA-s.
Është shkarkuar drejtori i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Osman Levanaku dhe në vend të tij në krye të FNSH emërohet Arben Baro.
Po ashtu është liruar nga detyra edhe komandanti i RENEA-s, Luigj Vathi, i cili transferohet në drejtimin e Forcave Lëvizëse Operacionale. Në vend të tij është emëruar Artan Kuka.
Sipas një njoftimi zyrtar të policisë shpjegohet se këto lëvizje bëhen në kuadër të implementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetit, e cila është në proces riemërimi të efektivave të policisë së kryeqytetit.
Implementimi i strukturës ka nisur me strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut dhe po vazhdon me strukturat e Komisariateve të Policisë dhe me strukturat e tjera të kësaj drejtorie.
Ky riorganizm do të thotë shpërndarje e efektivave të kësaj Drejtorie në struktura të ndryshme, duke sistemuar sipas gradave përkatëse edhe pozicionet e të gjithë efektivave të policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo synon rritjen e performancës së efektivave, kryesisht në strukturat për hetimin e krimeve dhe rritjen e efikasitetit në drejtim të përmirësimit të parametrave të sigurisë publike nëpërmjet shërbimve të policisë.
"Konfuzioni i krijuar se mund të kemi të bëjmë me përjashtime apo lirime të efektivave të kesaj Drejtorie është jo real dhe nuk pasqyron qëllimin e mirë, për rritjen e cilësisë së punës dhe shërbimeve që policia e kryeqytetit, duhet t`u ofrojë taksapaguesve dhe qytetarëve në tërësi", përfundon njoftimi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com