/ATSH-AFP/ - Tre zyrtarë të lartë të policisë së Ankarasë u shkarkuan katër ditë pas atentatit të dyfishtë kamikaz që shkaktoi të paktën 97 të vdekur në kryeqytetin turk, njoftoi sot Ministria e Brendshme turke.
"Këta tre funksionarë të lartë janë drejtori i përgjithshëm i policisë për rajonin e Ankarasë, shefi i shërbimeve sekrete dhe kreu për sigurinë publike", shtoi ministria në një deklaratë të cituar nga media turke.