Shkarkohet Aurel Plasari, Ministri
a s’ka shpallur ende konkursin

Shkarkohet Aurel Plasari, Ministri<br />a s’ka shpallur ende konkursin
TIRANE- Ministria e Kulturës ende nuk ka shpallur një konkurs për kandidatin e ri për drejtor të Bibliotekës Kombëtare, por drejtorit aktual Aurel Plasarit sapo ia ka komunikuar personalisht vendimin për largimin nga kjo detyrë. Punonjësit e Bibliotekës Kombëtare pohojnë se tashmë drejtori i këtij institucioni po përgatitet për të bërë dorëzimin e detyrës.

Ndërkohë nga Ministria e Kulturës pohojnë se vendimi për largimin e tij nga posti i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare është marrë.

Aurel Plasari e drejton Bibliotekën Kombëtare prej 11 vjetësh dhe ka bërë një punë intensive për zgjimin përmes ekspozitave të fondit të rrallë të bibliotekës. Nuk kanë munguar edhe restaurimet e arkivave apo koleksionet e nxjerra në dritë me dokumentet që qasin dëshmi historike. Një vit më parë drejtori i Bibliotekës Aurel Plasari u nderua nga presidenti italian, Giorgio Napolitano me "Urdhrin e Republikës Italiane". 

Me institucionin që drejton Aurel Plasarin e ka lidhur dashuria dhe pasioni për librat, studimet dhe përkthimet. “E dua punën që bëj. Kujdesem për së brendshmi... ndryshe për Bibliotekën. Është një detyrë që do mund, do punë,ka shumë stres, por ka edhe kënaqësinë dhe lehtësinë që i krijon një njeriu që jetën e ka të lidhur me librin”, ka thënë Plasari në një intervistë televizive. Motivin e vendimit për shkarkimin e Aurel Plasarit, Ministria e Kulturës ende nuk e ka bërë publik.    

Shkrimi u publikua në Shqiptarja.com, (Print) më 26.07.2014
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë