Tashmë është edhe zyrtare, Clarence Seedorf nuk është më trajner i Milanit, ndërsa vendin e tij do ta zërë Filippo Inzaghi.

Klubi kuqezi ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi për shtyp shkarkimin e holandezit, që u afrua më shumë bujë, por aventura në Milano nuk zgjati shumë.

Filippo Inzaghi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri më 30 Qershor të 2016 me kuqezinjtë.

E ndërsa ardhja e Inzaghi-t pritej, lajmi ishte nëse Seedorf dhe Milani do të ndaheshin në paqe, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur duke detyruar klubin ta shkarkojë.

Tashmë pritet përgjigja e holandezit se si do të veprojë për prishjen e njëanshme të kontratës.



d.b/shqiptarja.com