TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për lirimin nga detyra të drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Abigeila Voshtina.
Vendimi është marrë sot, 13 dhjetor, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa arsyet për largimin e saj nuk dihen ende.
Voshtina e mbante këtë post prej vitit 2022. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është ngarkuar për të zbatuar vendimin, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.
Vendimi
VENDIM PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Dhjetor, 14:13
Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?
-
Po
42.4%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Ndahet nga jeta Zoica Haxho, ikona e baletit shqiptar
1 Dhjetor, 10:06
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor, 15:28
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor, 17:37
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor, 22:40
-
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Marinëz dhe Ballsh–Drenovë, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
20 Nëntor, 22:14
-
Pas Sakos, Subashi i Fierit e bën pagën e vet 2.9 milionë lek! Të djathtët bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak
7 Nëntor, 16:34
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Teatri i ri, Veliaj: E ndërtojmë për 100 vitet e ardhshme
2 Nëntor, 15:29
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ja pamjet me dron nga kantieri (VIDEO)
1 Nëntor, 12:02
Arsyeja e shkarkimit? Apo c’rendesi ka? Nuk pranoi te shkonte me ministrin e radhes…
Përgjigju