Shkarkohet drejtori i “INSIG”,
Tomorr Kalaja pas rritjes së TPL

Shkarkohet drejtori i “INSIG”,<br />Tomorr Kalaja pas rritjes së TPL
TIRANE- Brenda një dite, pagesa e sigurimit e detyrueshëm, TPL, për automjetet, u rrit më 6 mijë lekë. Si rrejdhojë, Këshilli Mbikëqyrës i kompanisë mori dje vendimin për shkarkimin e drejtorit të shoqërisë së sigurimeve “INSIG”, Tomorr Kalaja. Shkarkimi i drejtorit Kalaja erdhi pas vendimit të paparalajmëruar për çmimin e siguracionit të automjeteve. Ai nuk ishte konsultuar me Këshillin Mbikëqyrës për rritjen e çmimit.

Për sa i përket këtyre dy ngjarjeve ka reaguar edhe deputeti socialist, Erjon Braçe. Nga ana tjetër, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë e ka justifikuar rritjen e pagesës së sigurimit të detyrueshëm, TPL, për automjetet me rritjen e numrit të aksidenteve. Sipas Shoqatës përllogaritja e TPL-së është atribut ligjor i kompanisë, dhe sqaron se rritja është ndikuar nga rritja e numrit të mjeteve që qarkullojnë.
 
Llogaridhënia
Rritja e menjëhershme e pagesës së sigurimit TPL për automjetet, ka bërë që kreu i Komisionit për Ekonominë në Kuvend, Erjon Braçe të kërkojë, hetime he sqarime të menjëhershme nga Institucionet për kartelin në Sigurime, përfshirë edhe kompaninë INSIG. Deputeti Braçe i ka kërkuar dje, nëpërmjet një shkrese zyrtare 3 institucioneve përgjegjëse, Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Autoritetit të Konkurencës dhe Ministrisë së Financave informacion në lidhje me këtë veprim të koordinuar mes kompanive private.

Ai ka shprehur shqetësimin institucioneve përgjegjëse lidhur me dyshimet për një marrëveshje karteli, të fshehtë, mes operatorëve në treg duke kërkuar hetim, reagim dhe shpjegime të menjëhershme në lidhje me këtë treg dhe veprimet e fundit.
 
Drejtori
Për shkarkimin e drejtorit Kalaja, Braçe shkruan në “Facebook” se “Nëse papërgjegjshmëria vijon të jetë tipari i drejtuesve të trashëguar nga Sali Berisha në krye të institucioneve publike, Qeveria dëshmon qartazi përgjegjshmëri dhe ashpërsi ndaj ketij lloji drejtuesish”.

 
Shkrimi u publikua sot (13.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni