Shkarkohet drejtori i Zyrës së të
Drejtave të Autorit, Buçpapaj

Shkarkohet drejtori i Zyrës së të<br />Drejtave të Autorit, Buçpapaj
TIRANE - Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për postin e Zyrës Shqiptare të Drejtave të Autorit, e cila prej tri vitesh është drejtuar nga Mujë Buçpapaj. Drejtori i Zyrës Shqiptare të të Drejtave të Autorit, Mujë Buçpapaj, është vënë në qendër të debateve që nga tryeza e punës së 17 janarit 2014, organizuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për problemet e shoqatave të së drejtës së autorit. 

Konsultimet me grupet e interesit për të ndërhyrë në fushën e ruajtjes së pasurisë intelektuale, ministrja Kumbaro i ka shoqëruar me vërejtje për punën e bërë nga drejtoria e ZDSHA-së. “Deri tani Zyra për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit nuk ka qenë efi cente”, ka deklaruar ministrja e Kulturës dy muaj më parë. Pas kësaj deklarate, kanë ardhur edhe debatet mes drejtorit Buçpapaj dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit.

Ndërsa ministrja Kumbaro ka bërë publike se do të ketë ristrukturime dhe rishikim të ligjit, anëtarë të grupeve të interesit kanë kërkuar të ngrihet një audit se “ku kanë shkuar paratë e vjela nga e drejta e autorit”, sipas Agim Doçit. Këto e konkluzione të tjera si ZSHDA “nuk ka rregullore dhe funksion të qartë sesi të ndahen të ardhurat, ndërkohë që i duhet të zgjidhë konfliktet mes agjencive”, sipas N.Priftit, kanë vijuar me kundërreplikat e drejtorit të ZSHDA-së, Buçpapaj, i cili ka dërguar deklarata për mediat, ku hedh poshtë akuzat që i janë drejtuar nga grupet e interesit.

Ndërkohë që debatet janë thelluar pas deklaratës së “AKDIE”-së, “Antikorrupsioni të hetojë veprimet e Mujë Buçpapaj ndaj agjencisë”, vjen edhe deklarata e bërë mediatike e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, se “Do të ndryshojnë kompetencat e autoritetit të së drejtës së autorit në Shqipëri”.

DEKLARATA PËR SHPALLJEN E KONKURSIT

Drejtori i ri që do të konkurrojë për pozicionin Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, duhet të plotësojë kriteret si më poshtë: “Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 173, datë 07.03.2003 ”Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve, në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”, Ministria e Kulturës shpall konkursin për pozicionin: Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin ne Pozicionin “Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit” në përputhje më nenin 12 te ligjit 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”. Pranohen në këtë pozicion persona të cilët plotësojnë këto kërkesa të përgjithshme:
a) Të jenë shtetas shqiptar. (pasaporte ID)
b) Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
c) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës (diplomë e shkollës së Lartë dhe listë notash).
ç) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.(Vërtetim nga Ambulanca);
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi. (Vërtetim i gjendjes gjyqësore);
dh) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore. (Vërtetim nga punëdhënësi i fundit).
Kërkesa te veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin: Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit
a) Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Drejtësi.
b) Të ketë përvojë pune në fushën e përmendur në germën a, jo më pak se 7 vjet.
c) Të provojë që ka punuar në fushën e të Drejtave të Autorit për jo më pak se një vit.
d) Të provojë që zotëron dhe njeh mirë praktikën ligjore në këtë fushë.
e) Të jetë njohës i mirë i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtare në fushën e të Drejtave të Autorit.
f) Të komunikojë mirë në një nga
gjuhët kryesore të huaja.



Shkrimi u publikua sot (1.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)