Gjyqtari që i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, bleu shtëpi me para dhuratë nga vjehrri, më pas ia shiti vjehrrës 3 herë më shtrenjtë

Gjyqtari që i hoqi dënimin e përjetshëm Viktor Ymerit, bleu shtëpi me para dhuratë nga vjehrri, më pas ia shiti vjehrrës 3 herë më shtrenjtë

Në nëntor të vitit 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arjan Balliu, për mosjustifikim pasurie, deklarim të pamjaftueshëm, të pasaktë dhe të rremë lidhur me pasuritë si dhe për konflikt interesi. Një vit para shkarkimit, në nëntor të 2018, vota e Arjan Balliut ishte vendimtare për projektimin e lirimit nga burgu të nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm, por prej disa vitesh është në liri. Arjan Balliu, së bashku me gjyqtaren Anita Micin, i hoqën dënimin e me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Në dhjetor të 2019, pasi Balliu ishte shkarkuar, gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu, Viktor Ymerin.

Po pse u shkarkua nga detyra gjyqtari i Apelit të Durrësit? Balliu ka deklaruar blerjen e një apartamenti 1+1,  me sipërfaqe 70.8 m2 dhe garazh 12.5 m2 në vitin 2001, në Tiranë, me vlerë 28.000 USD. Ai ka pohuar se për të blerë këtë pasuri i ka dhënë 15 mijë euro dhuratë vjehrri si dhe 1 000 000 lekë dhuratë babai. Gjyqtari ka bërë rivlerësimin e kësaj pasurie në 2012 në vlerën 8.800.000 lekë. Këtë pasuri ia ka shitur vjehrrës së tij më pas 8.8 milionë lekë ose rreth 80 mijë USD. Vlera e kontratës është shlyer totalisht jashtë zyrës noteriale sipas gjyqtarit. Me paratë e shitjes së banesës gjyqtari, po në vitin 2012, ka blerë një makinë 25 mijë euro. Balliu e ka deklaruar këtë pasuri në vitin 2003 kur ka qenë drejtor në Drejtorinë e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Por, Komisioni i Vetingut, pas hetimeve, ka arritur në konkluzionin se veprimet e gjyqtarit janë kanë qenë fiktive. Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari nuk arriti të dokumentojë burimin e ligjshëm për vlerat e deklaruara të dhëna nga babai, nga vjehrri dhe vlerën prej 8.800.000 lekësh të vjehrrës së tij. Sipas Komisionit, në të gjitha këto lëvizje në lidhje me pasurinë, gjyqtari nuk justifikon 4.592.074 lekë.

Në vitin 2007, gjyqtari ka blerë një apartament tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 70 m2. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2009 këtë apartament e ka deklaruar në vlerën 2.900.000 lekë, ndërsa në deklaratën për Vetingun e ka deklaruar 2.000.000 lekë. Komisioni ka konstatuar se gjyqtari nuk ka pasur burime të ligjshme të ardhurash për të blerë këtë pasuri. Së dyti, vlera e blerjes, sipas KPK-së, është shumë më e ulët se kostoja mesatare e shitblerjeve. Së treti, gjyqtari ka qenë relator në gjykimin e një çështje penale ndaj personit A.Gj., ortak dhe administrator i shoqërisë “A.B.”, tek e cila gjyqtari kishte blerë apartamentin me çmim preferencial. Personi akuzohej nga Prokuroria për ndërtim të paligjshëm. Në fund, gjyqtari ka vendosur në favor të këtij personi. Sipas Komisionit të Vetingut gjyqtari ka qenë në konflikt interesi. Në përfundim, Komisioni i Vetingut ka arritur në kolizionin se gjyqtari Arjan Balliu, nuk ka pasur mundësi financiare për vitet 1994 – 2016, në vlerën totale -11.039.892 lekë, për të justifikuar pasuritë e deklaruara.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zabit: 02/05/2020 23:22

    Maskarrenj

    Përgjigju
  • erald: 24/01/2020 08:53

    apartament ne Tirane 70m shuma 2.000.000 leke.. ma gjeni dhe mua nje se dua ta blej

    Përgjigju
  • Kafsha: 23/01/2020 10:20

    Pu pu pu ç kanë bërë bajgat bijte e mutrave komuniste per 30 vjet! Prandaj Po ikin shqiptarët. Koker njeriu s ka për të mbetur.

    Përgjigju
    • Astrit: 23/01/2020 18:56

      Bravo o Kafsha e Demokratures. Shiko mos mbetet motra jote vetem se ajo i pastron mire kokat e peshkut

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja

Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja